KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Dikush me hongër bukë e dikush plumba nuk shkon”, djali i mësuesit Halit Geci rrëfen momentet e fundit me babain
Lajme

“Dikush me hongër bukë e dikush plumba nuk shkon”, djali i mësuesit Halit Geci rrëfen momentet e fundit me babain

Kosova News
Kosova News 18:22 -28/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lulzim Geci, djali i mësuesit Halit Geci, kujton fjalët e fundit të babait të tij para vrasjes së tij nga policia serbe më 26 nëntor 1997

 “Eh, more bir, dikush me hongër bukë, e dikush me hongër plumba nuk shkon”.

Kështu citon fjalët e fundit të babit të tij, Lulzim Geci, djali i mësuesit të vrarë nga forcat serbe më 26 nëntor 1997.

Varrimi i mësuesit Halit Geci ishte bërë më 28 nëntor të vitit 1997, atë ditë kur për herë të parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) kishte dalë në skenë. Në varrimin ku kishin marrë pjesë mijëra njerëz, para tyre me maskë ishte paraqitur Rexhep Selimi, derisa shoqërohej me armë të gjata nga Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj.

Djali i mësuesit Halit në “FIVE” të Dukagjinit ka treguar për 26 nëntorin, ditën kur u vra babai i tij dhe fjalët e fundit që ai ia tha pak orë para se të vritej në shkollë nga policia serbe.

“26 nëntori ka qenë dita e vrasjes së babait. Ajo datë për mua ka qenë një aspekt dita më e shkurtë e jetës sime dhe një aspekt dita më e gjatë e jetës sime. E para është për faktin se më ka ra me nejtë shumë pak me babin… Më 26 nëntor prej orës 7 deri në ora 9 të mëngjesit ishe koha kur e kam parë për herë të fundit. Atë ditë, si zakonisht, kemi qenë vetëm më motrën aty, na ka përgatitë ushqim dhe mbasi është dëgju krismat e para, ne nuk e ditshim se çka po ndodh. Dilte dhe hynte brenda shtëpisë dhe për një moment tha “more bir dikush me hongër buke e dikush me hongër plumba nuk shkon” edhe më tej tha mos kofshin edhe djemtë e bacës Sheremet… sikur dinte diçka për arsye se përmendi se mos janë djemtë e bacës Sheremet, Sabiti dhe Nuhia”, ka treguar Lulzim Geci.

Më tej, ai ka treguar edhe për takimin e fundit me babain dhe momentin kur e mori vesh lajmin e hidhur për vrasjen e tij.

“Në atë kohë mësimi zhvillohej në tri cikle, ai shkoi për 30 minuta më herët në shkollë dhe kështu kam menduar edhe unë, por më vonë mora vesh atë ka shku drejt në shtëpi të Sabitit dhe e ka marrë vesh që edhe ai mundet me qenë atje… Hera e fundit ka qenë përshëndetja e tij me mu nga dera e shkollës, unë ishe duke shkuam në këmbë në qytet… Atë ditë gjatë luftimeve që ishin zhvilluar në fshatin Rezallë te Re, gjatë disfatës që kishin pësuar nga UÇK policia serbe, ata kishin shtirë në të gjitha drejtimet dhe një prej predhave e ka goditë shkollën, ku është plaguar mësuesi Shaban Rreci dhe babai im… rreth orës 22 të datës 26 nëntori mora vesh për babain se ka vdekur”, ka treguar Lulzim Geci, djali i mësuesit, Halit Geci.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 28/11/2023 28/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?