KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Gjakovë, vihet gur-themeli i shtatores së Gjergj Kastriotit
Lajme

Në Gjakovë, vihet gur-themeli i shtatores së Gjergj Kastriotit

Kosova News
Kosova News 15:36 -28/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në Gjakovë është vënë gur-themeli i shtatores së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Derisa donatori i këtij projekti është Gjergj Prenkocaj, qytetar nga Gjakova që jeton në Zvicër.

Në vënien e këtij gur-themeli, morën pjesë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe dhjetëra qytetarë të tjerë.

Me këtë rast, kryetari Gjini u shpreh i lumtur që sot është vendosur ky gur-themel, derisa falënderoi Gjergjin dhe të tjerët që kanë kontribuuar në realizimin e këtij projekti.

Gjini potencoi se shumë shpejtë, përmes një date të shënuar, do të bëhet edhe zbulimi i shtatores së Skënderbeut, për çka tha se do t’i përngjajë asaj në Tiranë, e punuar nga skulptori, Odhise Paskali.

“Gjithmonë duket që është e tepërt, por unë besoj që duhet të përsëritet që diaspora jonë nuk është gjetur vetëm në luftë, nuk është gjetur vetëm në ndihmën financiare dhe mbështetje, mirëpo është gjetur në momente të cilat janë tepër të rëndësishme si ky sot…Unë si kryetar i Komunës së Gjakovës jam shumë i lumtur që sot po vendosim gur-themelin e monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të cilin e financon Gjergji…Po besoj që një datë shumë të shpejtë të shënuar, edhe do zbulojmë bashkë këtë monument”, tha Gjini.

Ndërkaq, iniciatori dhe financuesi i këtij projekti, Gjergj Prekoccaj bëri thirrje që të ndiqet rruga e Skënderbeut.

“Kam nderin sot të jem prezent pranë juve, iu falënderoj nga zemra për mbështetjen… falënderoj kryetarin Ardian Gjinin që më ka befasuar me mbështetjen me vullnetin e tij ta realizojmë këtë projekt së bashku…Dashtë Zoti kështu shqiptarët të jemi të bashkuar, ta ndjekim rrugën e Gjergj Kastriotit, iniciativa ime ka qenë se është thelbi i çdo gjëje të mirë që e kanë shqiptarët, e gëzofshim pra”, theksoi Prenkoccaj.

Figurën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, si të rëndësishme dhe me vlera të larta, e cilësojnë edhe qytetarët.

Ekrem Tërshnjaku, nga Prizreni tha se në këtë ditë të veçantë kur po festohet pavarësia dhe ngritja e flamurit në Vlorë, “i ka hije shqiptarisë”, një organizim i tillë.

“Një ndër figurat më embleme të gjithë shqiptarisë është Skënderbeu, prandaj në këtë ditë të veçanet kur po festojmë pavarësia dhe flamurin e ngritjes në Vlorë, është me të vërtetë një eveniment që i ka hije shqiptarisë. Unë nuk jam prej këtu, kam ardhur nga Prizreni vetëm për këtë eveniment. Urime edhe festa e 28 nëntorit”, tha Tërshnjaku, raporton kp.

Po ashtu, edhe Musha Kabashi nga Gjakova u shpreh falënderues për vendosjen e gur-themelit për shtatores së Skënderbeut, derisa e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë ngjarje, siç tha ai për të gjitha trojet shqiptare.

“Kjo është rëndësi shumë e madhe për jetë për këtë ditë, që është ditë manifestimi për të gjithë shqiptarët kudo që janë në trojet tona, në vendet tona, në Shqipëri, në Kosovë, Preshevë, Medvegjë, çdokënd. Jemi falënderues për këtë ardhje të themelit të shtatores së Gjergj Kastriotit”, potencoi Kabashi.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 28/11/2023 28/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?