KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Ballkanistika të shërbejë si gurëthemel për rrymat e reja kulturore
Arsim

Kryeministri Kurti: Ballkanistika të shërbejë si gurëthemel për rrymat e reja kulturore

Kosova News
Kosova News 23:10 -24/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ngjarjen e organizuar në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër të Programit të Ballkanistikës.

Në një njoftim për media, thuhet se Kurti shprehu kënaqësinë e tij të jetë mes studentëve nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Çekia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia dhe Turqia.

“Në këtë mbledhje të larmishme, ne njohim rëndësinë e edukimit në nxitjen e një kuptimi më të thellë të botës dhe njëri-tjetrit”, tha Kryeministri Kurti.

Më tej në fjalën e tij, ai shtoi se “në një vend dhe rajon me afërsi fizike, ndarjet tona janë ruajtur nga barrierat që mbajmë përmes të folurit tonë, të cilat më pas bëhen barriera për aspekte të tjera të kulturës, barriera të cilat Programi i Ballkanistikës do t’i thyejë”.

Kryeministri Kurti theksoi se ka ardhur koha që të krijohen lidhje të ngjashme me fqinjët, si në terma të mirëfilltë ashtu edhe në lidhje me vendet me të cilat ndahet ky rajon.

“Ky program dhe të diplomuarit nga ai, le të shërbejë si gurë themeli, jo vetëm duke formuar një Kosovë dhe rajon thellësisht të bashkuar, por edhe duke ndikuar në konvergjencën dhe shfaqjen e rrymave të reja kulturore, politike dhe ekonomike”, dekalroi Kurti.

Ai e përmbylli fjalën e tij duke falënderuar të gjithë ata që kontribuojnë në forcimin e Kosovës multietnike, multikulturore, shumëgjuhëshe, të bazuar në kushtetutë, si dhe përmendi angazhimin e qeverisë përmes dhe Zyrës për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, që nga ky vit të mbështetë  këtë program, duke ofruar bursa posaçërisht për studentët e komuniteteve jo-shumicë.

“Qeveria jonë beson fuqishëm se arsimi shërben si një katalizator për transformimin e shoqërisë, komuniteteve dhe individëve. Ne jo vetëm që kemi siguruar qasje falas në arsimin e lartë, por kemi zgjeruar gjithashtu fushëveprimin e bursave, duke përfshirë mundësi të dedikuara për studentët nga komunitetet joshumicë në të gjitha programet e studimit. Vetëm muajin e kaluar, ne krijuam kornizën ligjore për validimin e diplomave nga të gjitha shkollat e mesme në Kosovë, duke u mundësuar studentëve që kanë studiuar në gjuhën serbe këtu, që për herë të parë të aplikojnë në universitetet tona publike.” tha Kryeministri Kurti.

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News 24/11/2023 24/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?