KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbi i akuzuar për krime lufte në Kamenicë thotë se ka pasur raporte të mira me shqiptarët
Lajme

Serbi i akuzuar për krime lufte në Kamenicë thotë se ka pasur raporte të mira me shqiptarët

Kosova News
Kosova News 19:31 -24/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I akuzuari për krime lufte Zlatan Arsiq thotë se ishte pjesëtar i Policisë se Kosovës dhe kishte miqësi me shqiptarë, ndërsa për punën që  ka bërë në polici thotë se është dekoruar nga ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

“Asnjëherë nuk kam pas problem me asnjë shqiptarë e leje me një vepër e tillë të më vihet në barrë. Shume herë kam qenë i dekoruar gjatë shërbimit dhe kam marr medalje nga ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, medalje të trimërisë”, tha Arsiq në paraqitjen e fjalës hyrëse.

Paraprakisht kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu-Selmiaj konstatoi ndryshimin e trupit gjykues me ç’rast sërish u lexua aktakuza nga prokurori special Atdhe Demaj, ku i akuzuari tha se nuk ndihet fajtor për asnjë pikë të aktakuzës.

Më pas seanca vijoi me fjalën hyrëse ku prokurori Demaj të njëjtën e dorëzoi me shkrim, shtuar  se ky rast është me rendësi pasi që kemi të bëjmë me krime lufte dhe e aktakuza është e bazuar në fakte dhe prova që gjatë procesit gjyqësorë do të administrohen.

Demaj në fund të fjalës hyrës ju drejtua trupit gjykues me fjalët se si gjykatësit janë garancia e forcës dhe zë i fuqishëm i popullit, duke kërkuar nga ta që Arsiq të dënohet sipas ligjit dhe në të ardhmen veprimet si të Arsiq të mos përsëriten.

Fjalën hyrëse e dha edhe mbrojtësi i Arsiq avokati, Vaselije Asiq i cili tha se gjatë procesit gjyqësore do të vërtetohet se Asiq nuk është i përfshirë në ngjarjen që prokuroria pretendon se ka ndodhur.

Për këtë avokati Asiq tha se gjykatës do t’i paraqesin alibi se si Asiq në kohë kur pretendohet se ka kryer krim nuk ka qenë në Kosovë por ka qenë në shërbimi ushtarak të Serbisë.

Kurse mbrojtësi tjetër i Arsiq, avokati Millosh Delevic i kërkoi gjykatës që Asiq të lirohet nga masa e paraburgimit duke ofruar si dorëzani shumën prej 30 mijë eurosh dhe duke garantuar se i njëjti nuk do t’i ik procesi gjyqësorë.

Gjithashtu avokati Delevci tha se edhe familja e të akuzuarit janë duke e përjetuar rëndë qëndrimin në paraburgim të Aksiq.

Mirëpo trupi gjykues refuzoi një kërkesë të tillë me arsyetimin se ende nuk kanë pushuar kushtet ligjore për pushimin e masës së paraburgimit ndaj Aksiq.

Procesi gjyqësorë ndaj Aksiq pritet të vijoi me dëgjimin e dëshmitareve të propozuar si në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK)

Zlatan Arsiq po akuzohet nga PSRK-ja për veprën penale Krime Lufte kundër Krime Lufte Kundër Popullatës Civile për periudhën shkurt-mars të vitit 1999, ku në bashkëkryerje kishin djegur, kërcënuar  dhe goditur me shuplakë të dëmtuarin.

Aktakuzën e plotë mund ta lexoni KËTU. /BetimipërDrejtësi

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 24/11/2023 24/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?