KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zogaj: Po cenohet pavarësia e gjyqësorit, pushteti të mos i komentoj vendimet tona
Lajme

Zogaj: Po cenohet pavarësia e gjyqësorit, pushteti të mos i komentoj vendimet tona

Kosova News
Kosova News 11:44 -17/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka deklaruar se vendimet e pushteteve kanë cenuar rëndë pavarësinë e gjyqësorit. Ai ka përmendur uljen e pagave teksa ka kërkuar përmbajtje dhe moskomentim të vendimeve të gjykatave.

Në “Ditët e Gjyqësorit” të organizuar nga KGJK-ja, Zogaj ka komentuar edhe Raportin e Komisionit Evropian për vendin, duke thënë se gjyqësori është përballur me sfida.

Duke folur për Ligjin e pagave, me të cilin gjyqtarëve u ulen pagat, Zogaj ka thënë se ai është goditje serioze dhe me pasoja të rënda për gjyqësorin.

“Vendimi për uljen e pagave ishte goditje serioze dhe me pasoja të rënda për gjyqësorin e Kosovës sepse përveç se ka cenuar Kushtetutën e vendit e ligjet në fuqi, janë cenuar edhe standardet ndërkombëtare të shprehura mbi opinionet e këshillit të gjyqtarëve evropianë”, u shpreh Zogaj.

“Sjellja e dy pushteteve në raport me gjyqësorin kur merren për bazë parimet e procedurës, nënkupton se kanë cenuar rëndë pavarësinë e gjyqësorit dhe dua të shfrytëzojë këtë konferencë t’u bëjë thirrje për përmbajtje mbi vendimet e Gjykatave”, ka shtuar Zogaj, shkruan EO.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ka deklaruar se përkundër sfidave e vështirësive kanë arritur që të përfundojë lëndët në kohë rekorde.

“Dua të theksoj se pavarësisht sfidave dhe vështirësive që është përballur sistemi i drejtësisë, kemi bërë progres në sistemin gjyqësor. Mbi të gjitha sfidat që variojnë edhe më tutje, mund të them se Supremja i ka kryer të gjitha detyrat e saja institucionale, duke i kryer lëndët në kohë rekorde dhe pritjet e vendimeve nuk janë më të largëta se sa tre muaj. Me këtë unifikim konsiderojmë se do të rritet efikasiteti i gjykatave”.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se shpeshherë është dëgjuar se çështja nuk është te hartimi i politikave por te zbatimi i tyre. Për këtë, tha se ekziston është sfida më e madhe e gjyqësorit.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Kosova News 17/11/2023 17/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?