KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gashi: Hetimi i vdekjes së Astrit Deharit po politizohet, ka tensione ndërmjet Prokurorisë dhe Albulena Haxhiut
Lajme

Gashi: Hetimi i vdekjes së Astrit Deharit po politizohet, ka tensione ndërmjet Prokurorisë dhe Albulena Haxhiut

Kosova News
Kosova News 19:35 -09/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, lidhur me zhvillimet e fundit në rastin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, ka theksuar se thirrja për intervistim të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nga prokuroria është një “revansh politik.”

Po ashtu, Gashi ka vlerësuar se ministrja Haxhiu deri më tani ka punuar shumë për rastin Dehari së bashku me zëvendësin e saj.

“Kjo është një revansh politik, dhe po shihet se faktikisht kemi një acarim në mes të Prokurorisë Speciale dhe Ministrisë së Drejtësisë, duhet ta dimë se Albulena Haxhiu prej që ka marrë postin e ministres ka punuar jashtëzakonisht shumë së bashku më zotin Blerim Sallahu i cili është zëvendësi i saj, për rastin e hetimeve administrative të personave që mund të jenë përgjegjës dhe që këta kanë qenë gardianët dhe të tjerët dhe të gjitha këto prova që ata i kanë siguruar aq sa ua lejon ligji i kanë dërguar te prokurori Afrim Shefkiu”, është shprehur Gashi në RTV Dukagjini.

Avokati ka vlerësuar se hetimi i vdekjes së Deharit është politizuar dhe se prokuroria po shfaq simptoma të një lufte politike.

“Ditën e djeshme është bërë publike aktakuza e anëtarëve të VV-së, ditën e sotme është bërë publike që po ftohet ministrja e Drejtësisë, që ajo do të jap deklaratë.  Dhe brenda dy ditëve, a nuk po duket simptomatike që Prokuroria faktikisht është duke e shndërruar në një lloj mos te themi luftë pulitke, po në njollosje faktikisht sepse brenda dy ditëve me pas situata të tilla me pas situata të tilla nuk besoj se mund të konsiderohet se nuk janë pa a shumë të qëllimshme”, ka thënë ai.

Gashi ka pretenduar se ka tensione dhe sfida mes Prokurorisë Speciale dhe Ministrisë së Drejtësisë.

“Simptomatike është se diçka nuk është në rregull në mes të raporteve të institucioneve përkatëse në këtë rast të Ministrisë së Drejtësisë në raport me Prokurorinë apo të Prokurorisë në raport me Ministrinë e Drejtësisë. Përtej çdo dyshimi  prokurori në vend që të merret me çështjen e Astrit Deharit po merret ndoshta dhe po jep simptome se qëllimi është pak më ndryshe jo vetëm qëllimi i gjetjes të së vërtetës”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, ai ka thënë se prokurori nuk iu përgjigj asnjë prej kërkesave të tij si përfaqësues juridik të familjes Dehari.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 09/11/2023 09/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
82%
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?