Ambasadori i Palestinës në Mal të Zi, Rabi Alhantouli ka thënë se Hamasi po përdoret si pretekst nga Izraeli për luftën në Gaza.Ai në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, shtoi se Hamasi nuk sundon Bregun Perëndimor.“Hamasi u krijua në vitin 1988, por çfarë kishte përpara se të krijohej Hamasi? Po për të gjitha këto masakra që ndodhën gjatë dekadave para se të ekzistonte Hamasi? Nuk ka Hamas që sundon Bregun Perëndimor. E çfarë me vrasjen e njerëzve, me vjedhjen e tokës palestineze, me kolonizimin, vendbanimet ilegale në Bregun Perëndimor? Këto po ndodhin tani. Vetëm sot në mëngjes, mbrëmë dhe këtë mëngjes që po flasim, kemi gjashtë persona që janë vrarë në Bregun Perëndimor, duke përfshirë një fëmijë që ishte vetëm 13 vjeç. Po bëhen arrestime masive në Bregun Perëndimor nga ana e ushtrisë së Izraelit” – tha ambasadori palestinel në Mal të Zi“Para se të ekzistonte Hamasi, atëherë Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) ishte terroriste, dhe më pas ata duhej të arrinin një marrëveshje me PLO të cilën ata nuk e respektuan, dhe për këtë jemi këtu ku jemi tani” – shtoi tutje ai
Ambasadori Alhantouli, që është nga Jenini, në Bregun Perëndimor, ka rrëfyer se si është të jetosh në atë vend.Ai ka thënë se në Palestinë, banorët zgjohen së pari për të parë se ku është e vendosur ushtria izraelite nëpër rrugë dhe se si mund t’i shmangin ata.“…ose a do të mund të arrijmë në destinacionin tonë, nëse fëmijët tanë mund të arrijnë të shkojnë në shkollë, nëse studentët do të arrijnë të shkojnë tek universitetet, nëse ne mund të arrijmë deri te puna jonë, e nëse jo, atëherë sa kohë do të kalojmë nëpër postblloqet ushtarake izraelite? Ne nuk e masim distancën në mes të qyteteve në Palestinë me kilometra, por jemi duke e matur atë me sa postblloqe izraelite janë në mes të njërit qytet deri te tjetri. Kjo që po ndodh në Bregun Perëndimor është një regjim i apart’heidit”, – rrëfei ambasadori palestinez në Mal të ZI.“Këto vendbanime në vetvete janë një krim lufte sipas së drejtës ndërkombëtare dhe ato nuk do të duhej të jenë aty. Ata po i armatosin për të vazhduar sepse ajo që po vuajmë ne në Bregun Perëndimor janë sulmet, në njërën anë nga ushtria pushtuese e Izraelit, e cila çdo vit, çdo ditë, çdo natë, bastis qytetet dhe qytezat palestineze, arreston njerëz, vret njerëz e tani janë duke e prishur infrastrukturat kot. Ata hynë në Jenin vetëm sepse në Jenin ka rezistencë, një grup të rinjsh palestinezë që refuzojnë të poshtërohen çdo ditë, pra duke u përballur me ushtrinë izraelite që po bën inkursione në Jenin”, – vazhdon rrëfimin ambasadori për Jeninin.


