KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Minatorët grevistë këmbëngulin në plotësimin e kërkesave
Lajme

Minatorët grevistë këmbëngulin në plotësimin e kërkesave

Kosova News
Kosova News 09:10 -28/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vazhdon greva e minatorëve në ‘Trepçë’. Ata këmbëngulin se nuk heqin dorë pa plotësim të kushteve. Kurse, gjendja shëndetësore e minatorëve është përkeqësuar.

Gjashtë minatorë u nxorën nga nëntoka paraditen e së premtes dhe u dërguan për trajtim mjekësor për në spitalin e Mitrovicës. Profesionistët shëndetësorë këshilluan që minatorët të marrin ushqim dhe lëngje në mënyrë që të mos u përkeqësohet gjendja shëndetësore.

“Prej mëngjesit deri më tani ndihmë kanë kërkuar 6 minatorë. Kanë ardhur me lodhje, marramendje, kanë marrë terapi. 5 prej tyre janë lëshuar në shtëpi, i 6-ti është ende duke marrë terapi”, ka bërë të ditur Luljeta Zhubi, drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.

Kryetari i  sindikatës së ‘Trepçës’, Ibrahim Jonuzi, ka thënë se anëtarët e Bordit kanë qasje jokorrekte ndaj grevistëve.

“Nuk na u dha mundësia me bisedu, kanë pasë qasje joprofesionale, jokorrekte me një tendencë kërcënuese me arsyetimin se jemi vonuar 15 minuta në takim, që nuk është as humane as njerëzore, nuk kanë pas vullnet me i vizitu minatorët”, tha Ibrahim Jonuzi, kryetar i sindikatës së Trepçës.

Për gjendjen aktuale në ndërmarrjen ‘Trepça’ kanë reaguar nga Ministria e Ekonomisë.

“Sa i përket pagave për muajin shtator, Qeveria ka ndarë 1.64 milionë euro për ‘Trepçën’ një ditë para se të fillonte greva, pra më 23 tetor 2023, ndërsa ndërmarrja ka ekzekutuar pjesën e mbetur të pagave më 25 tetor”, shkruan në reagim.

Ministria deklaron se pas dhënies së pagave dhe shpjegimit që është dhënë nga Bordi me kërkesa të tjera, më 25 tetor Bordi është informuar se e vetmja ankesë aktive mbetet shkarkimi i ushtruesit të detyrës së kryeshefit, shkruan RTKlive.

Në lidhje me këtë, Bordi ka informuar punonjësit se vlerësimi dhe emërimi i kryeshefit është kompetencë ekskluzive e Bordit dhe kanë garantuar se vlerësimi i performancës i të gjithë zyrtarëve të lartë të ndërmarrjes po bëhet në përputhje me ligjin.

Nga kjo ministri kanë lutur minatorët dhe punonjësit tjerë të ‘Trepçës’ që  t’i kthehen punës sa më parë.

Edhe tre minatorëve u keqësohet gjendja shëndetësore
Ministria e Ekonomisë: Lusim minatorët dhe punonjësit tjerë t’i kthehen punës, çdo ditë mospune kushton rreth 50 mijë euro

Gjithashtu lexoni:

Prishtina zgjeron rrjetin e kamerave të sigurisë në 40 lokacione të reja

Aktgjykimi: Ish-ministri Shala ka qenë në dijeni kur e favorizoi biznesin e baxhanakut

Dogana e Kosovës zbulon 63,400 euro të padeklaruara në Merdare

Trepça nis rivitalizimin e Horizontit VI, në minierën e Artanës

Shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?