yrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63,400 euro të padeklaruara gjatë një kontrolli të detajuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare.
Sipas Doganës së Kosovës, kontrolli është kryer ndaj një autobusi që qarkullonte në relacionin Gjermani–Kosovë. Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë gjetur shumën prej 63,400 eurosh, e cila ishte fshehur në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit.
Mjetet monetare janë ndaluar nga autoritetet doganore, ndërsa rasti është iniciuar për trajtim të mëtejmë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dogana e Kosovës ka rikujtuar udhëtarët se bartja e shumave të parave përtej kufirit duhet të deklarohet në përputhje me kërkesat ligjore.
Autoritetet doganore kanë bërë të ditur se kontrollet e shtuara në pikat kufitare do të vazhdojnë, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të bartjes së paligjshme të parave dhe formave të tjera të kriminalitetit ndërkufitar.

