Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është duke vazhduar me publikimin e artefakteve të cilat janë marrë nga Serbia.
MKRS, këtë herë e kërkon që në Kosovë të vjen një unazë e arit, e cila thotë se është gjetur në Gllamnik.
“Unaza e artë e martesës me kameo, e cila tregon bashkimin e duarve të djathta, nënkupton një marrëveshje, por gjithashtu simbolizon besnikërinë dhe miqësinë. Është gjetur në lokacionin e periudhës romake në Vindenis, Gllamnik, Kosovë. Unaza është një nga artefaktet 1247 të Kosovës, të cilat ende mbahen ilegalisht dhe padrejtësisht nga Serbia. Kosova kërkon kthimin e tyre në shtëpi”, kanë shkruar nga MKRS në rrjetin social Twitter.


