KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vlera e rritur e manganit në ujë, IKSHPK dhe KRU Prishtina: Qytetarët që furnizohen nga Badoci të mos e përdorin ujin për pije, por as për përgatitjen e ushqimit
Shëndetësi

Vlera e rritur e manganit në ujë, IKSHPK dhe KRU Prishtina: Qytetarët që furnizohen nga Badoci të mos e përdorin ujin për pije, por as për përgatitjen e ushqimit

Kosova News
Kosova News 08:19 -20/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që furnizohen nga Badoci që të mos e përdorin ujin për pije dhe as për përgatitje të ushqimit pasi në analizat e bëra fiziko-kimike të mostrave të ujit prodhuar në fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badocit ka vlera të rritura të Manganit.

Në njoftim thuhet se IKSHPK ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe kontrollit të cilësisë së ujit për pije në zonën e mbulueshmërisë.

Zonat që nuk duhet ta përdorin ujin për pije dhe përgatitje të ushqimit janë:

Qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanicës qe furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Ajvalia komplet, lagjet Veterniku, Lagjet 038 dhe te gjitha tjerat qe gravitojnë ne brezin Gracanice – Prishtine, pastaj Lagjet Qendresa, Qendresa Home, Swiss Village, fsh. Preoc, Cagllavice, Rruga Behar Begolli, Richard Holbrooke, Qendra Albi Mall, Rruga Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, objektet individuale nga rruga Malush Kosova, deri te “kisha ne Matiçan” zonat ne drejtim te zonës industriale drejtimi per Lipjan, Lagja Qershia, Lagja NIC, zona afër Xhamise ne Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtesise, fshati ndërkombëtar, Mati rruga Muharrem Fejza me te gjitha rrugicat drejtimi deri te QKUK, rruga Enver Maloku, objektet ne lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale), dhe objektet e kyçura direkt ne linjat magjistrale Badovc Prishtine, rruga Ferat Dragaj, Hajrullah Abdullahu, Hilmi Rakovica, Vllezerit Gervalla, Afrim Zhitija, Armend Daci, Dervish Rozhaja, Thimi Mitko, pjesa e zonës “te Xhambazt”, rruga Sali Nivica, Norbert Jokl, Thimi Mitko, objektet banesore ne Bregun e Diellit zonat Qender dhe zonat tjera afër Qendres Tregtare ne brezin rrugor Xheladin Rekaliu deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala.

Mund te ketë edhe objekte tjera brenda lagjeve siç është rruga “Enver Maloku” dhe rruga “Shkupi”, ku një pjese e objekteve furnizohen nga sistemet tjera, ndërsa një pjesë nga Badovci.

Ndërkaq, pas njoftimit të IKSHPK-së ka reaguar edhe Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

“Andaj, bazuar në gjendjen momentale, me rekomandim te IKSHPK, KRU ‘Prishtina’ njofton qytetarët që furnizohen nga ITU Badovc, se uji nuk rekomandohet për pije dhe për gatim, deri në njoftimin e radhës. Per informacion KRU ‘Prishtina’ ne komunikim me IKSHPK, ka bere furnizimin e QKUK-së permes alternatives tjeter (Furnizimi Shkabaj – Batllave), duke ofruar fillimisht siguri ne furnizim per nevojat e QKUK-së, sepse uji nga sistemi i Liqenit Batllava (Shajkovc) dhe uji nga Sistemi i Ibrit (Shkabaj) eshte i sigurt per pije”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se KRU “Prishtina” ka në gjendje gatishmërie autobotin me ujë të pijes, i cili në çdo kohë mund të dalë në terren për të shpërndarë ujë për të pirë.

Gjithashtu lexoni:

Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

Hapet pishina e Gërmisë për sezonin veror

Aksident trafiku në Krushevë të Klinës, disa automjete të përfshira

Kapet drogë me vlerë 60 mijë euro në Kaçanik, arrestohen dy shtetas të huaj

Reduktimi i KFOR, “rezultat i vlerësimit të kujdesshëm të kushteve në terren dhe jo sinjal i tërheqjes”

Kosova News 20/10/2023 20/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike
18:48 -21/06/2026
Yamal: Është ende herët për të gjykuar shanset e Spanjës në Botëror
17:48 -21/06/2026
Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për president
17:40 -21/06/2026
Trump kërcënon Iranin me sulme të reja
17:29 -21/06/2026
Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme
16:22 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?