KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati Gashi me një varg kritikash: Sistemi juridik ka dështuar në identifikimin grupit terrorist që vrau aktivistin Astrit Dehari
Lajme

Avokati Gashi me një varg kritikash: Sistemi juridik ka dështuar në identifikimin grupit terrorist që vrau aktivistin Astrit Dehari

Kosova News
Kosova News 15:38 -17/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati Tomë Gashi, si avokat i familjes Dehari, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka kritikuar institucionet ligj-zbatuese, me theks Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila ka dështuar në identifikimin e grupit terrorist që ka vrarë aktivistin Astrit Dehari.

Edhe në këtë rast, Gashi ka ripërsëritur se aktivisti Dehari është vrarë në një institucion shtetëror dhe shteti është përgjegjës për vrasjen e tij.

“Sistemi juridik dështon në identifikimin grupit terrorist vendor! Grupi terrorist, i organizuar mirë, i cili vrau Astrit Deharin me 05.11.2016, ende nuk është identifikuar nga Policia e Kosovës e as nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Organet ligj-zbatuese te Kosovës fare lehtë po i identifikojnë grupet terroriste të cilat kanë vepruar dhe ende veprojnë në veriun e Kosovës, e grupet terroriste të ardhura nga Serbia – siç ishte grupi terrorist i 24 shtatorit të këtij viti, madje edhe po i vrasin këta terroristë – mirë po ua bëjnë. Por, të njëjtat organe (kaq) efikase në raport me identifikimin e grupeve terroriste të Serbisë, kanë dështuar 100% në identifikimin e grupit terrorist që vrau aktivistin e Lëvizjes VETEVËNDOSJE! Astrit Dehari, me 05.11.2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”, ka shkruar Gashi në reagimin e tij.

Në shtrimin e shumë kritikave, avokati Gashi ka kërkuar nga organet ligj-zbatuese që të gjejnë vrasësit ose le të deklarohen publikisht të paaftë për të kryer punët që i kanë të përcaktuara me ligj.

“Ose gjeni vrasësit e Astrit Deharit, ose deklarohuni publikisht te paaftë për ta bërë këtë – sepse, për pak ditë do të bëhen 7 vite nga vrasja e Astritit, në duar të shtetit, e për arsye 100% politike”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale

Kosova News 17/10/2023 17/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Wed
32 °C
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?