KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KPK me letër urgjente për Osmanin, kërkohet dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit
Siguri

KPK me letër urgjente për Osmanin, kërkohet dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit

Kosova News
Kosova News 18:01 -13/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli Prokurorial i Kosovës në takimin e mbajtur të enjten ka vendosur që t’i drejtohet Presidentes Osmani me një letër urgjente për dekretimin e Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të KPK-së.

“KPK aprovoj…. propozimin për dërgimin e një letre urgjente te Presidentja e vendit për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Kjo pikë nga anëtarët e KPK-së është diskutuar me dyer të mbyllura, pa dhënë asnjë arsyetim se pse kjo pikë është diskutuar me dyer të mbyllura.

Më 6 prill, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kishte votuar unanimisht Blerim Isufajn për këtë pozitë, kurse vendimi për dekretim mbetet në duart e presidentes Vjosa Osmani. Ky proces ka shkaktuar reagime të shumta, ku koalicioni i OJQ-ve: IKD, GLPS dhe Lëvizja FOL, e kanë quajtur të papranueshëm propozimin për emërimin e Isufajt si Kryeprokuror dhe se kanë propozuar që të përsëritet konkursi. Se fundmi, Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e plotë ku prokurori Shqipton Fazliu pas afatit ligjor kishte kontestuar procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit në gjykatat e rregullta

Ndërkohë, në mbledhjen e KPK-së, po ashtu, ka pasur edhe propozimet tjera si, shpallja e konkursit për prokurorë të rinj, çështja e diskutimit të kujdestarisë janë diskutuar me dyer të mbyllura.

Tutje, sot gjatë takimit, ka shpallur konkurs për avancimin e dy prokurorëve në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe dy prokurorëve në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Një vendim i tillë është marrë nga KPK, pas kërkesës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në kërkesën e tij, kryeprokurori Munishi ka theksuar se në Prokurorinë të cilën e udhëheq ai, duhet të avancohen pesë prokurorë në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe tre të tjera në Departamentin për të Mitur.

Mirëpo, kërkesa e tij nuk është miratuar tërësisht, pasi anëtarët e Këshillit vendosen që konkursi të shpallet vetëm për katër pozita.

Anëtarët e Këshillit, gjithashtu i rekomanduan Kryeprokurorit Munishi që tre prokurorë nga Njësiti Antikorrupsion t’i kthejë në Departamentin për Krime të Rënda.

Po ashtu, KPK i ka propozuar presidentes lirimin nga detyra të prokurorëve Agron Galani dhe Merrushe Llugiqi.

Po ashtu, gjatë këtij takimi me dyer të mbyllura KPK ka miratuar edhe raportin për vlerësim të performancës së nëntë (9) prokurorëve me mandat të përhershëm, me ç’rast trajtoi edhe kundërshtimet e paraqitura ndaj këtij raporti.

Gjithashtu lexoni:

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Kosova News 13/10/2023 13/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?