Sopranoja e njohur ndërkombëtarisht me prejardhje shqiptare, Ermonela Jaho është nominuar për çmimin prestigjioz “The International Opera Awards 2023”.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Jaho nëpërmjet rrjeteve sociale, teksa ka çmuar kontributin e bashkëpunëtorëve të saj.
“Të nominuarit për ‘The International Opera Awards 2023’ sapo u shpallën dhe jam i kënaqur që jam në një shoqëri kaq të mrekullueshme”, ka shkruar Jaho.
E themeluar në vitin 2012, International Opera Awards është një festë vjetore e përsosmërisë në operë në mbarë botën. Qëllimet e kësaj gare janë ngritja e profilit të operës, njohja dhe shpërblimi i sukseseve në operë dhe krijimi i bursave për talentet operistike.