Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Prizren.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën e 10 tetorit, dhe i njëjti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Në njoftim thuhet se dy persona të dyshuar që ndërlidhen me rastin janë dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Policia e Kosovës ka konfiskuar një revole me gjashtë fishekë në vendin e ngjarjes.
Rasti vazhdon të hetohet.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi ishte qëlluar me revole nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore me ç’rast është konfiskuar një revole me 6 fishekë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent me vendim të të cilit dy persona të dyshuar që ndërlidhen me rastin dërgohen në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.


