KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenti kroat godet edhe ndërmjetësuesit e BE-së: Borrell padrejtësisht i vendosi sanksione Kosovës, ai duhet të dalë në pension
BallinaPolitikë

Presidenti kroat godet edhe ndërmjetësuesit e BE-së: Borrell padrejtësisht i vendosi sanksione Kosovës, ai duhet të dalë në pension

Kosova News
Kosova News 13:31 -10/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, duhet “të dalë në pension”, sipas presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Milanoviq, në një konferencë të përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, i quajti të padrejta sanksionet e BE-së ndaj Kosovë, për të cilat tha se janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Sipas presidentit kroat, sanksionet janë vënë nga Josep Borrell dhe ekipi i tij.

“Sanksionet. Jam kundërshtar i sanksioneve, edhe Kosova është nën disa sanksione… Sanksionet ndërmerren nga ana e Këshillit të Sigurimit, nëse ato janë disprocionale atëherë nuk jemi me fat. Të gjitha sanksionet bilaterale, prej organizatave që nuk janë pjesë e Kombeve të Bashkuara, sipas meje janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.

“Kosova është në sanksione të Komisionit Evropian, i ftoj t’i bojkotojnë ato. Janë disa prej masave që i kanë ndërmarrë nga Borrell, që shpresoj të shkojë shpejt në pension. Nuk janë masa ta marra nga Këshilli i ministrave, por nga Borrelli dhe ekipi i tij, që na kërcënojnë të gjithë ne, që të mos takohemi me përfaqësuesit e Kosovës në nivel të lartë. Kjo është nivel i lartë, s’di çfarë është niveli i lartë tjetër. Kështu e sheh Komisioni Evropian zgjidhjen e problemit, ndërprerjen e përkrahjes për Kosovën”, vijoi ai.

Presidenti i Kroacisë tha se Borrell, i cili vjen nga shteti i Spanjës, nuk mund të jetë objektiv në raportet Kosovë – Serbi, sepse Spanja nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

“Një spanjoll me vite të tëra edhe nga maja e pushtetit të Spanjës, e njoh edhe mbretin atje. Por ky shtet nuk e ka njohur Kosovën, si të presim objektivitet nga dikush që është spanjoll që drejton politikën evropiane kundrejt Kosovës”, tha ai.

Tutje, presidenti Milanoviq e akuzoi Serbinë se ka qenë në dijeni për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ai tha se ata që sulmuan në Banjskë, uniformat kanë mundur t’i blejnë apo t’i qepin, por armët nuk kanë mundur t’i marrin aq lehtë.

“Është shkaktuar Lufta e Parë Botërore, por tash nuk jemi 1014 jemi në vitin 2023, kur kemi 100 meshkujsh që janë pajisur, të themi që uniformat mund t’i blejmë në [Ebay] apo t’i qepim. Por armët, trajnimet, xhirimet që i kanë lënë në mënyrë amaterike, janë gjëra që kanë mbetur në dispozicion të Kosovës dhe aleatëve të saj”, tha ai.

Presidenti i Kroacisë godet Serbinë: Në bazën ku u stërvit grupi terrorist serb, s’mund të futesh pa aprovim

Ai i përmendi edhe stërvitjet e grupit terrorist serb në Serbi, respektivisht, në “Pasulanske Livadhe”, derisa shtoi se shteti i Serbisë duhet të japë përgjigje për këtë çështje.

“Në Livadhet e Fasuleve, nuk bëhet fjalë për cirk. Për t’u futur aty duhet të kesh miratimin e dikujt prej komanduesve të lartë. Ka prej njerëzve që janë të afërt me liderin e Serbisë. Serbia duhet të sqarojë të japë përgjigje.“, tha presidenti kroat.

Presidentja Osmani për sulmin terrorist: Presim qartësi strategjike nga ndërkombëtarët dhe ndëshkim të Serbisë – Kishte qëllim aneksimin e veriut
Presidentja shpalos detaje në Zagreb: Provat që e lidhin lidershipin e Serbisë me sulmin terrorist janë të katër natyrave të ndryshme

Gjithashtu lexoni:

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Kosova News 10/10/2023 10/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit
21:22 -13/06/2026
KEK anulon tenderin për furnizim me pjesë rezervë të një mekanizmi
20:33 -13/06/2026
Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha
20:22 -13/06/2026
Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!
20:08 -13/06/2026
Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet
19:53 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?