Policia e Kosovës njofton se tre persona janë arrestuar në tre raste të ndara të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 09.10.2023 – Drp Prishtinë – Në tri raste të ndara të dhunës në familje, tre persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar ne mbajtje pasi që dyshohet se kanë kryer veprën që u ngarkohet. Rastet në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.


