Nga dita e sotme trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë do të udhëhiqen nga Turqia. Për këtë sot do të bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it në mes të Angelo Michele Ristuccia dhe Özkan Ulutaş.
Turqia do të marrë përsipër komandën e Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në një periudhë kur tensionet me Serbinë kanë shënuar rritje.
Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me personel në këtë mision.
Zyrtarët e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare, në një deklaratë lidhur me çështjen, cilësuan KFOR-in si një nga misionet më të rëndësishme në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
“Roli kritik që luan KFOR-i dhe ekzistenca e tij janë ende një domosdoshmëri për Kosovën”, thuhet në deklaratë.


