Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar të dielën në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, nën dyshimin se ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
E njëjta fillimisht ishte ndalur nga Policia e Kosovës pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion dhe pastaj ka kryer sulmin ndaj policit.
Rasti është cilësuar si ‘sulm ndaj personit zyrtarë’.
“Është arrestuar e dyshuara shtetase e Shqipërisë pasi e njëjta ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët e kanë ndaluar pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion. Lidhur me rastin, si pasojë njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


