Policia e Kosovës njofton se dy persona janë arrestuar të shtunën në Podujevë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat dhunim dhe sulm seksual, ndaj dy viktimave femra kosovare.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në mbrëmjen e 6 tetorit në Podujevë, ku njëra nga viktimat është dërguar në ekzaminim gjinekologjik, ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Më 07.10.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat e lartë cekura ndaj dy viktimave femra kosovare. Njëra nga viktimat është dërguar në ekzaminim gjinekologjik ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


