KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Supremja e liron nga paraburgimi avokatin që dyshohet se pranoi 8 mijë euro për të ushtruar ndikim tek gjyqtarët
Siguri

Supremja e liron nga paraburgimi avokatin që dyshohet se pranoi 8 mijë euro për të ushtruar ndikim tek gjyqtarët

Kosova News
Kosova News 13:15 -06/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Supreme e ka liruar nga paraburgimi avokatin Hamdi Jashari i cili dyshohet se pranoi 8 mijë euro për të ushtruar ndikim tek gjyqtarët.

Në vendimin e Gjykatës Supreme thuhet se kolegji i gjyqtarëve në krye me gjyqtaren Valdete Daka kanë marrë vendim për ndryshimin e aktvendimeve të gjykatave të shkallës së parë dhe të dytë.

“Me pranimin e kërkesave për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtëseve të të pandehurit Hamdi Jashari, ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Renda, PPKRK.nr.143/2023 të datës 7.9.2023 dhe aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës PN.1.nr.975/2023 të datës 15.09.2023, ashtu që i pandehurit i ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti lirohet menjëherë për t’u mbrojtur në liri”, thuhet në këtë vendim.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendimin e 7 shtatorit 2023, Jasharit ia kishte vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit” nga neni 424, par.1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

Në procedurë ankimore, Gjykata e Apelit me aktvendimin e datës 15 shtator 2023 i ka refuzuar ankesat e mbrojtësve të të pandehurit duke vërtetuar aktvendimin e shkallës së parë.

Kundër këtyre aktvendimeve, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë kanë ushtruar dy avokatët mbrojtës të Jasharit, avokatët Florim Jashari dhe Shëmsedin Pira për shkak të shkeljeve të procedurës penale. Avokatët mbrojtës  të Jasharit kanë propozuar që aktvendimet të ndryshohen dhe të pandehurit t’i ndërpritet masa e paraburgimit ose ndaj tij të caktohet ndonjë masë alternative.

Në vendim thuhet Prokurori i Shtetit me parashtresën KMLP.III.nr.213/2023 e datës 4.10.2023 dhe 8.10.2023, ka propozuar që kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë të refuzohen si të pabazuara.

Por, Supremja pasi ka shqyrtuar shkresat e kësaj çështjeje juridiko-penale dhe pas vlerësimit të pretendimeve gjeti se kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë janë të bazuara, shkruan Betimi për Drejtësi.

“Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, pretendimet nga kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë janë të bazuara, ngase pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe kërkesave të mbrojtësve të të pandehurit, kjo gjykatë vlerësoi se aktvendimet e kundërshtuara duhen ndryshuar dhe i pandehuri duhet liruar nga masa e paraburgimit, për arsye se këto aktvendime janë të paqëndrueshme, për çka me të drejtë tërheqin vërejtjen mbrojtësit në kërkesat e tyre”, thuhet në vendim.

Supremja vlerëson se gjykatat e dy instacave më të ulëta gjyqësore nuk kanë dhënë arsyetim bindës dhe të qëndrueshëm përkitazi me bazat e paraburgimit.

Ndryshe, më 8 qershor 2023, avokati Jashari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës  dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit ishte ndaluar fillimisht për 48 orë.  

Gjithashtu lexoni:

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Kosova News 06/10/2023 06/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve afër liqenit të Ujmanit
18:39 -04/08/2026
Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?