KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë ndaj dhjetë personave për eksport armësh, kultivim narkotikësh dhe falsifikim të dokumenteve
Siguri

Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë ndaj dhjetë personave për eksport armësh, kultivim narkotikësh dhe falsifikim të dokumenteve

Kosova News
Kosova News 09:38 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave (H.S., R.Gj., M.H., K.L., F.L., M.N., S.J., H.J., S.B. dhe Sh.J) për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” , “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzë, të pandehurit H.S., R.Gj., M.H., K.L. dhe F.L., në bashkëveprim gjer me datë 7 shtator 2022, në regjioni e Pejës, blejnë, furnizohen, ndërmjetësojnë dhe shesin armë e municion të llojeve të ndryshme, mes vete dhe personave tjerë, ku në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364, paragrafi 1, e lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit, M.N., S.J., H.J., dhe S.B., sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, në fshatin Drejë të komunës së Istogut, në bashkëveprim, pa autorizim kultivojnë bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope dhe atë të llojit “Marihuan”, në fshatin e lartshënuar kanë kultivuar prej 92 (nëntëdhjetedy) copë bimë narkotike të llojit “Kanabis Sativa” në lartësi prej 200cm, me këto veprime kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272, paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të KPRK-së.

I pandehuri M.N, akuzohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur nga Policia e Kosovës 42.65 gram narkotikë të llojit “Kokaina” , me çka ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 269, paragrafi 1, të KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri M.N, akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1, të KPRK-së.

Kurse, i pandehuri Sh.J, sipas aktakuzës, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Policia e Kosovës tek i pandehuri në gjatë kishte gjetur në patentë shofer të falsifikuar të shtetësisë Finlandeze , për çka akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit” nga neni 390,paragrafi 1, të KPRK-së.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit  të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.

Gjithashtu lexoni:

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Podujeva shënon Ditën e Çlirimit

Kosova News 28/09/2023 28/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve
11:44 -19/06/2026
Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata
11:28 -19/06/2026
Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare
11:18 -19/06/2026
Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve
11:02 -19/06/2026
I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje
10:38 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?