KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jasharaj: SBASHK-u kundërshton testimin e mësimdhënësve, kërkojmë shtimin e numrit të inspektorëve në arsim
Arsim

Jasharaj: SBASHK-u kundërshton testimin e mësimdhënësve, kërkojmë shtimin e numrit të inspektorëve në arsim

Kosova News
Kosova News 12:39 -22/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jashraj, ka thënë se ata arsyeshëm e me plot argumente i kanë kundërshtuar tendencat për testim të mësimdhënësve.

Sipas tij në vend të kësaj duhet të bëhet shtimi i inspektorëve të arsimit. “SBASHK-u ka kundërshtuar arsyeshëm dhe fuqishëm e me plot argumente tendencat e individëve e institucioneve për organizimin e testitit me shkrim për njohuritë e punëtorëve të arsimit dhe ka kërkuar vazhdimisht që të shtohet numri i inspektorëve të arsimit, por jo me çfarëdo kuadrosh, po me individë me tituj të lartë arsimor dhe me një përvojë shumë vjeçare në arsim gjatë secilës ai është dëshmuar me arritje e suksese të larta në arsimimin dhe edukimin e brezave”, ka shkruar Jasharaj në një shkrim dërguar mediave.

Ai ka kritikuar Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), duke thënë se ajo dhe institucionet e tjera duhet ta dinë se detyrat e inspektorëve të arsimit dallojnë nga detyrat e inspektorëve në sektorë të tjerë

“Një konkurs i dështuar dhe një tjetër ‘i suksesshëm’ i MASHTI-t e i shpallur nga dikush tjetër, vështirë se do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë në arsim. MASHTI dhe institucionet tjera është dashur ta dinë se detyrat e inspektorit të arsimit dallojnë nga detyrat dhe kompetencat e inspektorit të tregut, atij sanitar apo të inspektorit të punës. Teksa këta kanë obligim të monitorojnë dhe të gjejnë lëshimet e shkeljet dhe t’i ndëshkojnë fajtorët. Inspektori i arsimit ka detyrë që të monitorojë punën e punëtorit arsimor dhe të shoh anët pozitive e t’i lavdërojë ato, por edhe të shoh nga afër të metat në punën arsimore të mësimdhënësit dhe pastaj t’i ofrojë atij këshilla konkrete nga përvoja e tij se si të tejkalohen ato të meta me qëllim që mësimdhënësi të jetë edhe më i suksesshëm në punën e përditshme arsimore e edukative me nxënësit”, ka shkruar Jasharaj.

Sipas tij për ta kryer këtë mision, inspektori arsimor, duhet të jetë me ngritje më të lartë profesionale se mësimdhënësi i monitoruar dhe duhet të ketë përvojë të gjatë në arsim.

“Ky inspektor nuk guxon të jetë afër ndonjë subjekti politik, por duhet të jetë i dëshmuar se për arsimimin e brezave ka dhënë gjithë kontributin e mundur. Të tillët na duhen në shkolla e në klasë dhe me të tillët do të përmirësohej në vazhdimësi cilësia në arsim sepse mësimdhënësit do të ndihmoheshin që të jenë edhe më të mirë nesër se sa janë sot”, ka shkruar Jasharaj. Në të kundërtën sipas tij, “inspektorë të rekrutuar me ngritje më të ulët arsimore dhe me përvojë e arritje më të vogla se mësimdhënësi që do ta monitorojnë, irriton dhe krijon situata debatesh e përplasjes mes mësimdhënësit dhe inspektorit apo ‘ekspertit të arsimit’, siç mundohet t’i quaj dikush”, ka shkruar Jasharaj.

Sipas tij me mësimdhënësit duhet komunikuar qetë.

“Nëse MASHTI ka pasur idenë se duke rekrutuar emra të caktuar individësh si inspektorë të krijojnë kontroll ndaj arsimit dhe t’ua sjellin diellin mbi kokë mësimdhënësve ka gabuar shumë. Me mësimdhënësit duhet komunikuar qetë, pa presione dhe me qëllimin më të mirë që ata të mobilizohen e ndihmohen që të jenë edhe më të mirë e më të suksesshëm në misionin e tyre të shenjtë për arsimimin e edukimin e brezave”, ka shkruar Jasharaj.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Universitetet hapin portat e dijes

Provimi i Maturës 2025 pa ndryshime në format – MASHT paralajmëron masa ndaj shkelësve

Nagavci mbështet Panairin e Shkencës dhe Kulturës në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Ahmeti nënshkruan marrëveshje për mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve

Senati i UP-së miraton tri rregullore për standarde në avancime

Kosova News 22/09/2023 22/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?