KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Shëndetësisë shfuqizon vendimin me të cilin ampulat Omeprazol u larguan nga tregu në Kosovë
Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë shfuqizon vendimin me të cilin ampulat Omeprazol u larguan nga tregu në Kosovë

Kosova News
Kosova News 14:42 -21/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë ka shfuqizuar vendimin me të cilin Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) ka larguar nga tregu ampulat Omeprazol 40 mg, që përdoren për kurim të lukthit.

Në njoftimin për media thuhet se kjo agjenci ka kompletuar analizat e kontrollit të cilësisë për kontroll të jashtëzakonshëm të produktit Omeprazol për injeksion 40 mg të Prodhuesit Sëiss Parenteral, Indi.

“Për shkak të rëndësisë së kësaj analize, AKPPM  paralelisht me analizën e kontrollit në Laboratorin e Kontrollit të Cilësisë ka realizuar edhe testin e krahasueshmerisë për këtë produkt edhe në Laboratorin për Kontroll të Barnave në HALMED të Kroacisë”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas MSH-së, rezultatet e fituara në parametrat e kontrolluar për produktin omeprazol për injeksion 40 mg kanë rezultuar konform parametrave dhe standardeve të kërkuara të cilësisë në të dy laboratorët.

“Prandaj, shfuqizohet Vendimi i AKPPM-së i datës 16.05.2023 me numër protokolli 1760 për produktin Omeprazol për injeksion 40 mg, me numër serik 2122324. AKPPM këshillon profesionistët shëndetësorë që të ndjekin udhëzimet e prodhuesve për produktet medicinale të specifikuara në karakteristikat përmbledhëse të produkteve dhe  flet-udhëzimet e tyre përkatëse”, përfundon njoftimi.

Agjencia e Kosovës për Produkte e Pajisje Medicinale më 16 maj 2023 pati marrë vendim që të largojë nga tregu ampulat Omeprazol 40 mg, pas dyshimit se përdorimi i tyre ka shkaktuar reaksione te disa pacientë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

Hyseni: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë

Osmani dhe Kövér flasin për fuqizimin e lidhjeve Kosovë-Hungari

Elezi: Më 12 tetor nuk do të votohet në ambasada, vetëm me postë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kosova News 21/09/2023 21/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Khamenei: Izraeli do të paguajë për gabimet e veta, Irani nuk dorëzohet
13:17 -18/06/2025
Milani ofron 10 milionë euro për Xhakën, Leverkuseni kërkon më shumë
12:41 -18/06/2025
Bislimi kritikon Prokurorinë: Qëllimi i intervistimit tim ishte prodhimi i lajmit medial
12:31 -18/06/2025
Objekt i ri për zjarrfikësit në Suharekë, vlera afër 1 milion euro
12:16 -18/06/2025
Barduani i shkon në takim Maqedoncit, flasin për sigurinë
11:48 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?