KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbështetja e Qeverisë së Kosovës për pagesat e energjisë elektrike mirëpritet nga INDEP dhe pensionistët
Ekonomi

Mbështetja e Qeverisë së Kosovës për pagesat e energjisë elektrike mirëpritet nga INDEP dhe pensionistët

Kosova News
Kosova News 12:27 -17/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Subvencionimi i energjisë elektrike për familjet me të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar po konsiderohet  vendin i duhur. Këtë vendim e kanë mirëpritur Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), për të cilin janë shprehur se është formë e qëlluar, porse i vonshëm.

Sipas Ministrisë së Financave deri tani kanë aplikuar mbi 16 mijë familje për subvencionimin e energjisë. E prej atyre që kanë aplikuar për këtë mbështetje janë edhe pensionistët të cilët po i përmbushin kriteret për subvencionim të energjisë elektrike.

Subvencionet e energjisë elektrike të nevojshme i cilëson pensionisti, Rizah Krasniqi, pasi që sipas tij, kjo do të mundësojë të kursejë gjysmën e pensionit të cilën e shpenzon për të paguar faturat e rrymës.

Pensionisti tjetër Tahir Mavriqi, i cili ka aplikuar për të përfituar subvencionimin e energjisë elektrike, tha se të gjithë faturat e rrymës duhet t’i paguajë vetë, për çka shprehet se nuk po mund t’i sigurojë të hollat.

Liron Gjocaj nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka deklaruar për Kosovapress se një formë e tillë e subvencionimit ka ndodhur edhe në vendet e tjera dhe sipas tij, nuk ka arsye që edhe në Kosovë të mos jetë e mirëpritur.

Po ashtu, Gjocaj shtoi se subvencionimi i qytetarëve për faturat e energjisë elektrike është pagesë e cila e do të i kthehet ekonomisë së vendit, ndërsa për KESCO-n është garanci se faturat do t’i paguhen.

Ditë më parë vetë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se deri tani janë mbi 16 mijë familje që kanë aplikuar për subvencionim të faturave të energjisë elektrike.

“Inkurajohen të aplikojnë të gjitha familjet që kanë  të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar. Në veçanti, inkurajohen që të aplikojnë familjet që kanë anëtarë me aftësi të kufizuara, që janë prindër vetushqyes, apo që janë pensionistë që jetojnë vetëm e pa përkujdesje”, ka shkruar ministri Murati.

Mbi 16 mijë familje aplikojnë për mbështetje nga Qeveria për pagesën e energjisë elektrike, ministri Murati: Aplikimi i hapur deri në fund të shtatorit

Aplikimi do të jetë i hapur deri në fund të muajit shtator, dhe mund të bëhet online në formularin:

https://see.rks-gov.net

Kush mund të përfitojë?

Të gjitha familjet me të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro/muaj/anëtar, kualifikohen për të aplikuar për subvencionim, raporton KosovaNews.

Pra nëse një familje ka 4 anëtarë dhe ka të ardhurat mujore më pak se 600 euro/muaj, mund të aplikojë për subvencion. Nëse familja ka 5 anëtarë duhet të ketë të ardhura më pak se 750 euro/muaj për t’u kualifikuar, e kështu me radhë.

Sa është shuma e subvencionit?

Shuma e subvencionit të plotë shkon deri në 900 kWh/vit për një anëtar, dhe do të jetë e shpërndarë nëpër muajt e dimrit.

Nëse një familje 4-anëtarëshe ka 300 euro të ardhura mujore, mund të përfitojë gjysmën subvencionit, pra 450 kWh/vit për anëtar.

Nëse familja nuk ka fare të ardhura, atëherë mund të përfitojë subvencionin e plotë prej 900kËh për anëtar.

Me fjalë tjera, sa më pak të ardhura të ketë familja, aq më e lartë është vlera e subvencionit, e që mund të shkojë deri në 900kËh/vit/anëtar.

Në rast se familjet nuk kanë qasje në internet, apo kanë vështirësi të aplikojnë, mund të drejtohen në Qendrat për Punë Sociale për udhëzime dhe ndihmë.

Hapet aplikimi për familjet që të përfitojnë mbështetje nga Qeveria për pagesën e energjisë elektrike

Gjithashtu lexoni:

Rexhepi: Patjetër duhet të respektohet presidentja

Kusari-Lila: Besoj se Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit

Zgjidhja e ngërçit, Memli merr shembullin e demokratëve në ShBA

Ministria e Ekonomisë mbyll kompaninë paralele të ujësjellësit në Mitrovicën e Veriut

Dështon edhe tentimi i 15-të për konstituim

Kosova News 17/09/2023 17/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Veteranët protestojnë ndaj Trendafilovës
11:54 -13/05/2025
Rexhepi: Patjetër duhet të respektohet presidentja
11:22 -13/05/2025
Kusari-Lila: Besoj se Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit
11:20 -13/05/2025
Zgjidhja e ngërçit, Memli merr shembullin e demokratëve në ShBA
11:11 -13/05/2025
Ministria e Ekonomisë mbyll kompaninë paralele të ujësjellësit në Mitrovicën e Veriut
10:50 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?