Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, sot vizituan Organizatën “Nëna Terezë”, ku u njohën për së afërmi me projektet e kësaj organizate, në veçanti me kujdesin social që kjo organizatë ofron për njerëzit e moshës së tretë.
Përmes fondit për mbështetje të Organizatave të Shoqërisë Civile, Ministria e Drejtësisë ka mbështetur edhe projektet e OJQ “Nëna Terezë”, e cila është e licencuar nga Departamenti për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes dhe kujdesit social për të moshuarit.
“Kujdesi dhe mbrojtja sociale për njerëzit në nevojë sociale është përkushtim i yni si Qeveri dhe si Ministri e Drejtësisë. Ndërtimi i partneritetit me organizata të shoqërisë civile është angazhimi ynë, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore karshi qytetarit tonë.”, thuhet në njoftimin e ministrisë së drejtësisë


