KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një “bombardim” më 1991 – Metallica, Nirvana, Guns’n’Roses dhe viti që ndryshoi Rock-un
Kulturë

Një “bombardim” më 1991 – Metallica, Nirvana, Guns’n’Roses dhe viti që ndryshoi Rock-un

Kosova News
Kosova News 14:17 -10/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nëse roku i viteve ’90 kishte një vit-flamur, ai ishte 1991. Viti kishte nisur me Operation Desert Storm në Irak dhe Luftën e Parë të Gjirit, por një “bombardim” jo më pak i rëndësishëm ndodhi disa muaj më vonë. Brenda vetëm 7 javëve, nga mesi i gushtit deri në fillim të tetorit, një seri albumesh dolën në treg, të cilët do të bëheshin jo vetëm më të shiturit e atij viti, por edhe do i jepnin formë dekadës së ardhshme.

Ata ishin “Black Album” i Metallica, “Nevermind” i Nirvana, “Use Your Illusion I” i Guns’n’Roses, “Ten” i Pearl Jam dhe “Blood Sugar Sex Magic”, i Red Hot Chilli Peppers. Të gjithë bashkë, sollën një epokë të re në historinë e rock-ut, të ngjashme me epokën e artë të viteve shtatëdhjetë.

Në fakt, gjërat kishin nevojë për një shkundje të fortë. Hard Rock-u i modës së vjetër po kapej fort pas “karrikes” së vet. Grupet e preferuar të të ashtuquajturve baby boomers, si Van Halen, Bryan Adams, Ozzy Osbourne dhe Scorpions ishin në të gjithë klasifikimet. “Extreme”, një grup funk rock-u nga Bostoni bëri bujë me baladën akustike “More than words”, ndërkohë që grupi nga New Jersey, Skid Row u ngjitën në vendin e parë me albumin e tyre të dytë, “Slave to the Grind”.

Kënga më e dëgjuar e vitit ishte “Bohemian Rhapsody” e Queen. Ishte realizuar në 1976, por ishte rikthyer në skenë pas vdekjes së Freddie Mercury. Dukej sikur, sa më shumë që gjërat ndryshonin, aq më shumë ato mbeteshin njësoj. Por, shumë shpejt një përmbysje do të ndodhte në shumë fronte.

Metallica dhe sidomos Guns’n’Roses ishin tashmë grupe që kishin sjellë hit-e të mëdha, dhe prapa tyre kishin kompani diskografike me peshë. Askush nuk u befasua prej suksesit të tyre. Po kështu, The Red Hot Chilli Peppers, kishin ndërtuar një bazë fansash që në mesin e dekadës paraardhëse, pasi kishin lënë pas varësinë nga droga dhe vdekjen e ish kitaristit, Hillel Slovak.

Por, ajo që po ziente në të vërtetë ishte skena e muzikës Grunge. Pearl Jam, Soundgarden dhe grupi nga Chicago, The Smashing Pumpkins, ishin në pararojë të kësaj lëvizjeje të re. E megjithatë, ishte albumi i dytë i një grupi me tre 20 e ca vjeçarë sarkastikë, që e futi në të vërtetë në hartë muzikën grunge dhe qytetin e Seattle.

Pak njerëz do kishin vënë bast që Nirvana do të bëheshin një prej grupeve më të mira të dekadës, edhe pasi ata kaluan tek kompania diskografike DGC Records. Por kënga e tyre e parë, një hit i mbushur me sarkazmë i quajtur “Smells like teen spirit”, u ngjit menjëherë në majat e hiteve të MTV dhe radiove. Albumi ku ajo bënte pjesë, Nevermind u ngjit dhe ai në majë të renditjeve të të gjithë botës, pas daljes në 24 shtator 1991.

Eshtë e kollajtë të harrosh sot, se shumë gjëra kishin ndodhur në të dy skajet e muzikës. Muzika alternative po futej në radarë me inaugurimin e festivalit të Lollapalooza në korrik, i cili shumë shpejt u bë një histori suksesi befasuese. Kjo edhe falë një serie grupesh si Jane’s Addiction, Siouxsie and the Banshees, Living Colour, Ice-T et.

Gjëra interesante po ndodhnin edhe në skajet e muzikës metal, nga heronjtë brazilianë Sepultura me albumin e tyre Arise deri tek disa të pakënaqur norvegjezë që digjnin kisiha dhe që hodhën themelet e skenës së black metal.

Por të gjitha këto nuk ishin asgjë, në krahasim me shkundjen e madhe që ndodhi në ato shtatë javë të lavdishme në fundin e verës dhe fillimin e vjeshtës. Në fund të vitit, Metallica ua kishin kaluar në shitje albumesh, por Nirvana ishin bërë flamuri përreth të cilit një brez i ri muzikantësh dhe fansash po mblidheshin me shpejtësi. Ndryshimi kishte ardhur, dhe fiks në momentin e duhur.

Gjithashtu lexoni:

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Vdes aktori shqiptar, Koço Qendro

Kurti në Galerinë e Fakultetit të Arteve për ekspozitën “When Light Pauses”

Kosova News 10/09/2023 10/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?