KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Trashëgimia humanitare që Nëna Terezë e ngriti me shembullin e saj vazhdon të frymëzojë vepra bamirësie në tërë botën
Lajme

Kurti: Trashëgimia humanitare që Nëna Terezë e ngriti me shembullin e saj vazhdon të frymëzojë vepra bamirësie në tërë botën

Kosova News
Kosova News 18:52 -05/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se 5 shtatori është dita kur bota e kujton Nënë Terezën, bamirësen shqiptare të vlerësuar botërisht.

Kreu u Qeverisë së vendit përmes një postimi në Facebook, duke e kujtuar ‘Nënën Terezë’, ka thënë se 26 vite nga dita e sotme, më 5 shtator 1997, Nëna Terezë vdiq në Kalkutë të Indisë, mes motrave të shumta të Misionareve të Bamirësisë.

“Pak ditë më pas, në numrin e saj të datës 22 shtator 1997, revista amerikane “Time” e kishte botuar në ballinë një fotografi nga funerali i saj, të shoqëruar me titullin: “Bota e vajton të sajën Nënë Terezën”. Kjo revistë e njohur e kishte pasur Nënë Terezën në ballinën e saj edhe 22 vite më parë, në numrin e datës 29 dhjetor 1975, me titullin: “Shenjtorët e gjallë” dhe mbititullin “Lajmëtarët e dashurisë dhe shpresës”, ka shkruar Kurti.

Tutje vazhdon ai se po kjo revistë e cila e kishte quajtur Nënë Terezën “shenjtore të gjallë” në të gjallë të saj, në numrin e datës 1 janar 2012, e kishte vendosur sërish në ballinë, me titullin: “Nëna Terezë: Jeta dhe veprat e shenjtores moderne”.

“Duket sikur revista “Time” e kishte parashikuar duke i paraprirë atë që do të ndodhte më 4 shtator 2016, kur Papa Françesku, e shenjtëroi Nënë Terezën, nën emrin Shën Tereza e Kalkutës. Nga atëherë, data e vdekjes së Nënë Terezës, 5 shtatori, është dita kur kujtohet jeta e saj e përkorë dhe veprat e saj të mëdha për më të varfërit e të varfërve”, shkruan Kurti.   

Ndryshe, Anjeze Gonxhe Bojaxhiu kishte lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, nga prindërit Nikollë Bojaxhiu prej Prizrenit dhe Drane Barnaj prej Novosellës së Gjakovës. Më 1928 ajo shkoi në Irlandë ku iu bashkua institutit katolik Motrat e Loretos, kurse gjashtë muaj më pas udhëtoi në Indi, ku do ta përqendronte shumicën e veprimtarisë së saj dhe prej nga do të njihej si Tereza e Kalkutës.

Më 1950 ajo e themeloi kongregacionin fetar Misionaret e Bamirësisë, që sot përbëhet nga mbi 4500 murgesha katolike në mbarë botën.

“ Trashëgimia humanitare që Nëna Terezë e ngriti me veprën dhe shembullin e saj, vazhdon të frymëzoi vepra bamirësie në tërë botën. Duke besuar në dashuri dhe shpresë”, përfundon Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit

Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra

Kosova News 05/09/2023 05/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?