KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Shëndetësisë del me njoftim pas ankesave të qytetarëve për ndërprerje të infuzioneve në Mitrovicë e Vushtrri
Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë del me njoftim pas ankesave të qytetarëve për ndërprerje të infuzioneve në Mitrovicë e Vushtrri

Kosova News
Kosova News 16:04 -05/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën se pas ankesave të pranuara nga qytetarët se në Komunën e Mitrovicës dhe në Komunën e Vushtrrisë është ndërprerë dhënia e infuzioneve në nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSh), inspektorati shëndetësor ka realizuar inspektime specifike në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë dhe QKMF në Vushtrri.

Sipas njoftimit, gjatë inspektimeve nga stafi udhëheqës është kërkuar që të respektohet ligji në fuqi, Udhëzimi Administrativ UA 04/2020 dhe rregulloret të cilat obligojnë institucionet e kujdesit parësor shëndetësor që të ofrojnë trajtimin ditor me infuzione.

“Sipas raportit, përderisa në Komunën e Vushtrrisë kjo terapi është dhënë kryesisht por ka munguar me raste, në QKMF në Mitrovicë është konstatuar se nuk është vepruar sipas ligjit në fuqi i cili ua siguron qytetarëve edhe shërbimet intravenoze nën mbikëqyrjen e mjekut familjar”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, MSh ka bërë të ditur se udhëheqësit e QKMF-ve në të dy komunat janë urdhëruar që konform legjislacionit në fuqi të rifillojë shërbimi i dhënies së infuzioneve që qytetarët të kenë mundësi të shfrytëzojnë këto shërbime shëndetësore.

“Aksionet e Inspektoratit Shëndetësor do të vazhdojnë do të ndërmerren masa të pakopromis ndaj çdo institucioni i cili nuk i respekton ligjet në fuqi”, përfundon njoftimi. 

Gjithashtu lexoni:

Kurti i shpreh mirënjohje profesor Owada-s: Kontributi i tij është i ngërthyer në historinë tonë kombëtare

“Kapiten, kampion dhe shembull për gjithë sportistët e rinj” – Kurti pret në takim Amir Rrahmanin

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Shtrenjtimi i naftës në Kosovë, flet ministrja Hajdari

Bislimi kritikon Prokurorinë: Qëllimi i intervistimit tim ishte prodhimi i lajmit medial

Kosova News 05/09/2023 05/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Barcelona përshpejton gjithçka për transferimin e Nico Williams – takime vendimtare në Ibiza me praninë e Hansi Flick
23:42 -18/06/2025
AAK në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bashkohen Ardian Gjinit
23:01 -18/06/2025
Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati
21:55 -18/06/2025
Gjendet pa shenja jete një person në Verbovc të Kllokotit
21:40 -18/06/2025
Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër
21:34 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?