KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KLMDNj kërkon hetim lidhur me vendimin e teksteve shkollore
Arsim

KLMDNj kërkon hetim lidhur me vendimin e teksteve shkollore

Kosova News
Kosova News 12:06 -05/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka kërkuar që të hetohet vendimi i Ministrisë së Arsimit që këtë vit shkollor prindërit të marrin përsipër sigurimin e librave për fëmijët e tyre, por me subvencionim nga shteti.

Përmes një komunikate për media, nga KMDLNj kanë bërë të ditur se kanë monitoruar disa pika ku qytetarët po i blejnë tekstet shkollore, sikur që kanë pranuar informata me telefon nga prindërit.

Ndonëse procesi mësimor në shkollat e nivelit parauniversitar ka filluar tash e tri ditë, KMDLNj thotë se radhët për blerje të teksteve shkollore janë të gjata.

“Prej 15 deri në 45 prindër që presin në çastin e monitorimit, për dallim nga viti i kaluar kur po kjo qeveri dhe po kjo ministri kishte shpërndarë tekste shkollore falas sipas standardeve të qeverive paraprake që ishte, edhe më efikase, edhe më pak e kushtueshme. Nëse kemi parasysh faktin se shumë prindër janë të punësuar, ata duhet të marrin ditë të lirë në mënyrë që t’i blejnë librat ose, edhe më keq , gjyshet apo gjyshërit e nipave dhe mbesave detyrohen të presin në radhë për blerje të librave. Opozita thirri një mbledhje të jashtëzakonshme pikërisht për këtë situatë të krijuar me tekste shkollore të cilën e cilësuan si dështim mirëpo pozita e shpërfilli këtë seancë të jashtëzakonshme duke injoruar kërkesën e deputetëve të opozitës sikur edhe duke e relativizuar gjendjen e krijuar”.

“Reagimi i Këshillit të Prindërve do të duhej të ishte shumë më i vendosur aq më parë që mungesa e teksteve shkollore pengon mbarëvajtjen e mësimit, fëmijëve të tyre. Natyrisht se SBASHK–u nuk ka reaguar sepse nuk e konsideron se është pjesë e mandatit për faktin se mbron interesat e arsimtarëve e jo të nxënësve ndonëse kjo mungesë ndërlidhet dhe ua vështirëson punën të gjithë mësimdhënësve të angazhuar në procesin mësimor”, thuhet në komunikatën për media.

KMDLNj ka kërkuar që të hetohet nëse kjo mënyrë e pajisjes me tekste shkollore ruajtur apo e ka dëmtuar buxhetin e shtetit dhe pas kësaj të përcaktohet përgjegjësia e mundshme institucionale, profesionale dhe ligjore.

“Për KMDLNj –në mbetet i paqartë fakti pse MASHT-i shmangu mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore nëse vitin e kaluar ishte e vlerësuar si e suksesshme kur, në ndërkohë ishte dhe mbeti e njëjta përmbajtje edhe e qeverisë sikur edhe e MASHT-it, i njëjti kryeministër dhe e njëjta ministre. Është e pabesueshme se si pas gjithë kësaj tollovie askush nuk fletë për përgjegjësi (nga radhët e pozitës) ndonëse flitet se janë ndarë më shumë mjete se që ishin ndarë në vitin paraprak ndërsa efikasiteti ka rënë për tokë. Kush e paguan mundin e prindërve dhe orët e humbura sepse pa tekste shkollore mësimi mbahet sa për të plotësuar kushtet e kontratës e jo për të shpërndarë dije”.

“KMDLNj vlerëson se kjo tollovi e krijuar, pa asnjë arsye dhe pa asnjë nevojë, ngjallë dyshime te tenderimi sepse oferta e shtëpive botuese të teksteve shkollore nuk dallon shumë nga mjetet e ndara për këtë prandaj duhet që MASHT-i të sqarojë pse u përcaktua për subvencionim që po del të jetë më i kushtueshëm e jo për mënyrën që e kishte zbatuar MASHT-i dhe ministria aktuale vitin e kaluar. KMDLNj–ë vlerëson se reagimi i opinionit ka qenë jashtëzakonisht i butë dhe në kundërshtim me seriozitetin e situatës së krijuar. Pikërisht organizatat që mbrojnë të drejtat e nxënësve dhe angazhohen për një arsimim më cilësorë është dashur të reagojnë duke shfaqur mospajtim publik e jo ta kalojnë në heshtje sikur që rasti të ndodhte në Kore të Veriut apo Iran. Se ky veprim i MASHT-it, i pastudiuar mirë, i ngutshëm dhe i pakoordinuar me Këshillin e Prindërve shkel të drejtat e njeriut, nuk ka asnjë dyshim nëse i referohemi Nenit 26 të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara; Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutës së Kosovës”, përfundon reagimi. 

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News 05/09/2023 05/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?