Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka bërë të ditur se është hapur thirrja për subvencionim me nga 70 euro për familjet të cilat duan t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe private.
Ajo tha se secila familje e Prishtinës që të hyrat i ka nën 500 euro dhe ka fëmijë të moshës 9 muaj deri në 6 vjet do të subvencionohet me 70 euro.
“Kemi hapur thirrjen me nga 70 euro për subvencionim për familjet e Prishtinës për t’i regjistruar fëmijët në çerdhe private. Kjo është metodë e re që të rrisim përfshirjen sa më të madhe të fëmijëve për edukim të hershëm. Secila familje e Prishtinës që të hyrat I ka nën 500 euro, dhe ka fëmijë të moshës nga 9 muaj deri më 6 vjet, subvencionohet me 70 euro për çdo çerdhe private të licencuar”, tha ajo.
Po ashtu, ajo bëri të ditur se kategoritë që kanë përparësi për subvencionim, janë nënat vetushqyese, fëmijët bonjak, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët me prindër të divorcuar, fëmijët e invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së.


