Është hapur festivali Mitrovica International Jazz Days
Ka nisur edicioni i parë i festivalit me përmasa ndërkombëtare, Mitrovica International Jazz Days. Nata e parë është karakterizuar me muzikë dhe atmosferë të jashtëzakonshme.
Organizatorët kanë falënderuar të gjithë për dashurinë të pakushtëzuar që i është dhënë mbrëmë Mitrovicës.
Programi i festivalit MIJD, me mbështetje të MKRS, vazhdon deri me 2 shtator. Përgjatë këtyre ditëve keni mundësinë t’i përcjellin koncertet si dhe të merrni pjesë në punëtori të ndryshme dhe të krijoni momente të paharrueshme.


