KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SBASHK: Është në pikëpyetje se a do të nisë procesi mësimor më 1 shtator
Arsim

SBASHK: Është në pikëpyetje se a do të nisë procesi mësimor më 1 shtator

Kosova News
Kosova News 17:54 -28/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala, ka deklaruar se nuk besojnë që procesi mësimor do të nisë më 1 shtator, pasi siç tha ajo, ka ende telashe për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore.

Shala ka thënë se të hënën kanë zhvilluar një takim me kryetarët e sindikatave në nivele komunale dhe janë paraqitur shumë probleme, e prej tyre, siç tha ajo, ishte edhe mungesa e teksteve shkollore.

“Është në pikëpyetje se a do të nisë procesi mësimor më 1 shtator. Problematike është edhe çështja e furnizimit me tekste shkollore. Ka shumë vështirësi rreth aplikimit në platformën e-Kosova pasi platforma bie herë pas here. Problem është edhe pasi një numër i prindërve nuk është i informuar për të. Sa javë do të kalojnë deri në pajisjen e nxënësve me mjete shkollore. Në shumë prej komunave nuk ekzistojnë fare libraritë për blerjen e teksteve shkollore, mësimdhënësit ende s’e kanë të njohur se me cilat tekste shkollore do të punohet”, ka thënë Shala.

Sipas zyrtares së SBASHK-ut, 50 euro nuk do të mjaftojnë për blerjen e librave për nxënësit nga klasa e parë në të pestën, pasi siç është shprehur ajo, çmimi i librave është rritur.

“E pakuptimtë që çmimi i librave në librari të jetë më i ulët sesa në shtëpi botuese, ku do të ishte bërë furnizimi për të gjitha shkollat e Kosovës. Viteve të kaluara furnizimi me tekste shkollore është bërë më herët. Tash është një kohë e ngushtë për shpërndarjen e tyre”, ka theksuar ajo në KTV.

Shqetësuese për Shalën është edhe mungesa e takimeve me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin, me qëllim të zgjidhjes së kësaj çështjeje

SBASHK-u skeptik për fillim me kohë të procesit mësimor

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News 28/08/2023 28/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?