KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Subvencionimi i librave, Pupovci: Ka prindër që i kanë llogaritë e bllokuara për shkak të borxheve
Arsim

Subvencionimi i librave, Pupovci: Ka prindër që i kanë llogaritë e bllokuara për shkak të borxheve

Kosova News
Kosova News 23:11 -24/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dilema rreth propozimit, tashmë vendimit të MAShT-it për librat shkollorë pati ish-zv.ministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci.

Në një prononcim për Indeksonline, Pupovci të mërkuren u shpreh se, ka probleme siç është vetpërcaktimi i lartësisë së pagesës, pasi çmimet mund të ndryshojnë varësisht nga libraria.

Tutje ai theksoi se, ka edhe prindër që i kanë llogaritë e bllokuara për shkak të borxheve, kështu iu pamundësohet marrja e mjeteve nga Qeveria.

“Zbatimi i një opsioni të tillë nuk është aspak i thjeshtë. Në aspektin praktik është punë shumë e vështirë të procesohen rreth 100 mijë aplikime për rimbursim nga prindërit dhe të ekzekutohen pagesat, me ç’rast duhet të verifikohen të dhënat për fëmijët: në cilën shkollë dhe klasë vijojnë mësimin, si dhe cilat tekste i ka përzgjedhur shkolla. Vet përcaktimi i lartësisë së pagesës është problematikë në vete, pasi çmimet mund të ndryshojnë varësisht nga libraria. Probleme tjera mund të lindin me njerëz që nuk i shpenzojnë mjetet për tekste, por për diçka tjetër, ose të tillë që i kanë llogaritë e bllokuara për shkak të borxheve”.

Pupovci u shpreh se nga përvoja e tij në ministri, shtëpitë botuese ndonjëherë janë joracionale me çmime, pasi për momentin, sipas tij, nuk ka mekanizma ligjorë për kufizimin e çmimeve.

“Disa prej tyre kanë qenë shumë jofleksibile me rastin e negocimit të çmimeve, ndërsa disa tjera i kanë zbritur çmimet edhe për 20-30% që dmth se edhe vet e kanë ditur se oferta fillestare ka qenë joreale. Pastaj, është e çuditshme se, në shumë raste, çmimi i tekstit që i ofrohet Ministrisë është më i lartë se çmimi me të cilin tekstin e shesin libraritë, e ku është i kalkuluar edhe marzhi i fitimit. Normalisht, do të duhej të ishte e kundërta”, tha ai.

Theksojmë se mbrëmjen e së enjtes, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci njoftoi se prindërit duhet t’i blejnë librat për fëmijët e tyre derisa bëri thirrje se nga nesër mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore. Sipas saj, mjetet do të dalin në xhirollogaritë që nga fillimi i javës së ardhshme.

“Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore”, njoftoi ministrja Nagavci.

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News 24/08/2023 24/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?