KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vdekja e gruas pas heqjes së dhëmbit në Malishevë, kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor
Siguri

Vdekja e gruas pas heqjes së dhëmbit në Malishevë, kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Kosova News
Kosova News 11:43 -24/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Xh.K dhe Z.K, lidhur me rastin ku pacientja 35-vjeçare në Malishevë ka humbur jetën dhe shkak dyshohet të jetë trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor.

Këtë e ka konfirmuar Hekuran Batusha, bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Sipas tij, ndaj të dyshuarit Xh.K, prokurori i rastit ka parashtruar kërkesën për paraburgim për veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” dhe veprën penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.

Ndërsa, për të dyshuarën H.K, është bërë kërkesa për paraburgim për veprën penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” si dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, raporton BpD.

Në anën tjetër, zyrtari i Gjykatës së Gjakovës, Lekë Muqaj, ka thënë se kjo kërkesë është pranuar në Gjykatë dhe gjyqtari i procedurës paraprake, Ilir Rashkaj shumë shpejtë do ta caktojë seancën për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndryshe, në raportin 24 orësh të Policisë, të mërkurën, thuhej se janë arrestuar dy persona (një grua dhe një burrë), pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, me ç’rast viktima ka ndërruar jetë.

“Malishevë 22.08.2023-13:00. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë”, thuhej në njoftim.

Lidhur me rastin ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se ky rast tragjik shënon një moment vendimtar për ndalimin e pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë në praktikat e licencimit

Kurse, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ordinanca ku është trajtuar tani e ndjera, ka vepruar ilegalisht.

Edhe Oda e Stomatologëve të Kosovës, ka reaguar pas rastit në Malishevë, ku dyshohet se një grua ka vdekur si pasojë e trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor. Ata u zotuan se pas marrjes së raporteve nga Inspektorati Shëndetësor, do t’i marrin masat e duhura ndaj stomatologut.

Vdes një grua pas trajtimit për heqjen e dhëmbit, arrestohen dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor
Ministria e Shëndetësisë: Të gjitha të dhënat janë në dispozicion të Policisë, autorët të marrin dënimin e merituar – Klinika “Doktorat”  ka vepruar ilegalisht

Gjithashtu lexoni:

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Kosova News 24/08/2023 24/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani
17:18 -20/06/2026
Anglia në alarm, Rashford rrezikon sfidën ndaj Ganës
16:40 -20/06/2026
Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal
16:21 -20/06/2026
Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona
16:09 -20/06/2026
Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital
15:44 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?