KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-zëvendësministri i Arsimit ka disa dilema për propozimin e Nagavcit për tekstet shkollore
Arsim

Ish-zëvendësministri i Arsimit ka disa dilema për propozimin e Nagavcit për tekstet shkollore

Kosova News
Kosova News 17:25 -23/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga Ministria e Arsimit kanë deklaruar se edhe dy ditë do të merret vendimi përfundimtar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për versionin e blerjes së teksteve shkollore nga ana e prindërve dhe më pas të behët rimbursimi i mjeteve përmes aplikimit në platformën ‘eKosova”.

 Ky “version” nuk është pritur aspak mirë nga opinioni publik por edhe nga opozita, ku këta të fundit kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ish zv/ministri dhe njohësi i çështjeve të arsimit Xhavit Rexhaj në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se i gjithë problemi është që nuk ka ende një vendim të qartë dhe përfundimtar.

Pasi sipas tij është shumë vonë sepse tekstet shkollore nuk mund të rregullohen për dy javë dhe do të jetë shumë e vështirë të arrihet një zgjedhje e qëndrueshme.

“Fakti që është një nisme ku po thuhet se do t’a shqyrtojmë këtë mundësi po me duket që është shumë vonë, ky është problemi më i madh. Tekstet nuk rregullohen për dy javë ditë “, ka thënë Rexha.

“Është problem të thuhet një gjë për të cilën nuk ka një vendim të çartë sepse shihet relacioni i atij vendimi në bazën ligjore. Tekstet shkollore tashmë për një kohë të gjatë janë një segment i sistemit arsimor në të cilin janë bërë edhe keqpërdorime lëshime e gabime, ku edhe ka pasur pasoja të konsiderueshme në sistemin arsimor. Unë e shoh ketë si një përpjekje të Ministrisë së Arsimit që t’i tejkalojnë këto probleme që janë shfaqur edhe në të kaluarën”, tha ndër tjerash ai.

Ndërsa, ai e potencojë edhe një problem tjetër, që ka të bëjë më pagesat për prindërit e grupeve të varfëra.

“Është vonë që të fillohet një veprim në një sektorë kompleks në pjesën e tretë të gushtit, kur janë vetëm edhe një javë deri në fillimin të vitit shkollor, prandaj shumë po me intereson se si do ta rregullojnë çështjen e pagesave, në veçanti e shoh problematike se si do të behët pagesa për prindërit e komunitetit edhe grupeve të pafavorizuara dhe grupe të varfëra. Mendoj që do të ketë më shumë komplikime për shkak se nuk kanë xhirollogari, pasi nuk i kanë prioritet çdo herë”, vijoi Rexha.

Njohësi i arsimit shtoi se duhet të shkrihet shumë mend nga Ministria e Arsimit në mënyrë që kjo zgjidhje të mos prodhojë edhe më shumë probleme dhe më shumë komplikime siç ka pasur në të kaluarën.

“Segmenti i teksteve shkollore është një fushë pothuajse e minuar, një fushë shumë problematike prandaj unë kisha dashtë që Ministria të ketë filluar që këto diskutime t’i bënte dikund në prill e jo tash në gusht, çdo gjë tashmë këtu është me më shumë komplikime dhe me nxitim dhe është shumë vështirë të arrihet një zgjedhje e qëndrueshme”, shtoi ai.

Ai ka komentuar edhe çmimet e librave nga shtëpitë botuese, problemi kryesor i gjithë këtij “vendimi”.

Sipas Rexhajt çmimet e librave duhet të jenë të përllogaritura në bazë të kushteve të prodhimit dhe jo në bazë të një tregu të liberalizuar dhe kush të dojë çfarëdo çmimi t’i vejë tekstit.

“Sa i përket çmimeve, unë mendoj që Ministria ka të drejtë që çmimet e librave nuk janë fushë e liberalizuar ato duhen të jenë fushë e rregulluar dhe nuk mund të shkohet më çmimet e tregut.  Shtëpitë botuese duhet të jenë shumë të përgjegjshme lidhur me situatën, kërkesat e Ministrisë dhe kërkesat e prindërve. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm që merren më një punë shumë më të ndijshme se sa me një biznes të zakonshëm.

Kujtojmë se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk ka arritur marrëveshje me shtëpitë botuese lidhur me furnizimin me libra për nxënësit. Kjo përkundër se mësimi do të fillojë për 10 ditë.

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News 23/08/2023 23/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?