KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Universiteti i Prishtinës së shpejti me kurse të gjuhës rome
Arsim

Universiteti i Prishtinës së shpejti me kurse të gjuhës rome

Kosova News
Kosova News 17:49 -23/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Për një komunitet është e rëndësishme ruajtja e gjuhës dhe mësimi i saj nga brezat e rinj.Në Qendrën e Gjuhëve në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është planifikuar të hapet një kurs, ku për herë të parë do të mësohet gjuha bazike rome.Lindita Rugova, dekane në Fakultetin e Filologjisë, thotë se aktualisht gjithçka është në fazën e planifikimit.

“Unë e kam një ide ta hap një kurs të gjuhës rome, jo program, jo departament, një kurs në Qendrën e Gjuhëve, të cilën e kemi themeluar para dy vjetësh… Të fillojmë ndoshta në vjeshtë”, thotë Rugova për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, ideja është që kursi të bëhet fillimisht pa pagesë.Ajo thotë se një mësimdhënës, i cili është gjuhëtar, pothuajse është siguruar.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë konfirmon për REL-in se numri i mësimdhënësve të komunitetit rom në Kosovë është dhjetë, por nuk është e qartë se çfarë niveli të shkollimit kanë ata.

Nga organizata “Roma Versitas” në Kosovë, qëllim i së cilës është integrimi dhe përfshirja e komunitetit përmes arsimit, thonë se sigurimi i mësimdhënësve për kursin e planifikuar, mund të jetë sfidues.

“Sa u përket gjuhëtarëve, e di që janë 2-3 romë me diplomë master në këtë fushë dhe ata kanë studiuar jashtë. Nuk ka asnjë mundësi që këta njerëz të studiojnë në Kosovë, sepse nuk ka një profil të tillë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Avni Mustafa përfaqësues i organizatës “Roma Versitas”.

Ngjashëm shprehet edhe Bashkim Ibishi, drejtor ekzekutiv i OJQ-së Advancing Together, e cila merret me integrimin e komuniteteve në Kosovë.

“Janë tre mësimdhënës [të gjuhës rome] dhe këta kanë qenë të sponsorizuar nga organizatat ndërkombëtare, nuk kanë qenë të sponsorizuar nga buxheti i Kosovës”, thotë Ibishi për REL-in.

Mësimi i gjuhës rome është akredituar nga Ministria e Arsimit në Kosovë në vitin 2010, si mësim plotësues dhe zgjedhor për nxënësit e interesuar, vetëm në katër shkolla të Komunës së Prizrenit.Nga kjo ministri kanë thënë se po bëjnë përpjekje që mësimi zgjedhor në gjuhën rome të zgjerohet edhe në komuna të tjera, përveç Prizrenit.

Kush do të mund ta ndjekë kursin?

Rugova thotë se kursi do të ofrohet për personat mbi moshën 18-vjeçare dhe se atë do të mund ta ndjekin kandidatë me prejardhje të ndryshme etnike.

“Ne do të kërkojmë që ta kemi [kursin] nga niveli fillestar, d.m.th. nga [niveli] A1.Në qoftë se nga kandidatët e interesuar paraqiten edhe ata që dinë pak, që dinë [për nivelin] A2 po e zëmë, jo A1, atëherë ne duhet të bisedojmë me profesorin e lëndës [dhe] profesori e propozon një program të lëndës dhe në bazë tij, ne vazhdojmë”, thotë Rugova për Radion Evropa e Lirë.

Gjuha rome në Kosovë ka 4 dialekte: Bugudziski, Arliski – dialekt që flitet më së shumti nga romët në Graçanicë, Gjilan dhe Kamenicë, pastaj dialekti Gurbecki që përdoret në Pejë dhe Mitrovicë, si dhe dialekti i romëve nga Prizreni, që përdoret kryesisht në media, thotë Mustafa nga organizata “Roma Versitas”.

“Jam pak i shqetësuar për kurrikulën apo plan-programin e kursit… Mendoj se na mungon pjesa gramatikore. Nuk jam i sigurt se cili dialekt do të përdoret”, thotë Mustafa.

Pozita e romëve në KosovëSipas të dhënave nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, në Kosovë jetojnë mbi 8.800 romë.

Ata janë të shpërndarë kryesisht në komunat Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Pejë dhe Prizren.Prej tyre ka shpesh ankesa për diskriminim si në shkollim, ashtu edhe në punësim.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Zyrës për çështje të komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, norma e papunësisë te komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian vlerësohet të jetë ndërmjet 90 për qind dhe 100 për qind.

Jetesën, ato kryesisht e sigurojnë duke bërë punë fizike.Shkollimi fillor në Kosovë është i detyrueshëm, por, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, në vitin shkollor 2021/2022, atë e kanë braktisur 63 nxënës romë, ashkalinj dhe egjiptianë.Mustafa, nga organizata “Roma Versitas”, u bën thirrje të rinjve që të marrin pjesë në kursin e gjuhës rome kur të hapet, pasi, sipas tij, ai do të jetë një mundësi e mirë për të mësuar për njëri-tjetrin dhe për të kuptuar vlerat e historisë së njëri-tjetrit.

“Nëse ekziston mundësia, atëherë pse të mos marrësh pjesë? Unë po i ftoj të gjithë njerëzit që janë të interesuar, të mësojnë për kulturën e romëve. Ata duhet ta kuptojnë gjuhën, në mënyrë që të mund të komunikojnë me ta, që të mund të jenë më afër romëve dhe të kuptojnë vërtet se cilat janë vlerat e tyre”, thotë Mustafa, raporton REL

Gjithashtu lexoni:

Instituti Pedagogjik i Kosovës zhvillon tryezë diskutimi për avancimin e performancës së shkollës bazuar në dëshmi

Ushtarët turq hapin kabinetin e informatikës në shkollën Fatmir Berisha

Përurohet çerdhe e re në Skënderaj, Kurti: Po e sjellim Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian në aspektin ekonomik e arsimor

Përurohet çerdhja e re në Skënderaj

MASH-i konstaton: Shkolla e vjetër e Nerovës nuk është në gjendje të mirë

Kosova News 23/07/2023 23/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Rasti Banjska, Peci: E shihnim rreshterin por nuk kishim çka të bënim
10:51 -12/06/2025
DASH pas ujdisë për pranim të migrantëve të dëbuar nga SHBA: Jemi falënderues ndaj partnerit tonë Kosovës
10:35 -12/06/2025
Osmani për Ditën e Çlirimit: Kosova e Lirë, përjetë krenare
10:03 -12/06/2025
Kurti: Bujar Bukoshi, emër kyç në historinë e çlirimit të Kosovës
10:01 -12/06/2025
Mbahet sërish një seancë për rastin “Banjska”, sot dëgjohen dy dëshmitarë
09:07 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?