Lëvizja Vetëvendosje në Suharekë ka reaguar për blerjen e një suftverui nga komuna. Sipas VV-së, Komuna e Suharekës e kishte nënshkruar një tender për blerjen e Softwerit për menaxhimin e performances dhe Sofwerit për Arkiven Elektronike. Të gjitha pagesat në vlerë 44.000€ për këtë tender janë kryer. Ata thonë se në kërkesën drejtuar Komunës rreth ekzekutimit të kontratës, kanë pranuar përgjigjje me shkrim që ky aktivitet prokurimi nuk ka pranim teknik dhe se Softwer të tillë nuk ka Komunë
“’Avullohen’ 44.000 euro për blerjen e një Sofweri.
Në prillin e vitit 2021, Komuna e Suharekës e kishte nënshkruar një tender për blerjen e Softwerit për menaxhimin e performances dhe Sofwerit për Arkiven Elektronike. Të gjitha pagesat në vlerë 44.000€ për këtë tender janë kryer.
Ne kërkesën tonë drejtuar Komunës rreth ekzekutimit të kontratës, kemi pranuar përgjigjje me shkrim që ky aktivitet prokurimi nuk ka pranim teknik dhe se Softwer të tillë nuk ka Komuna”, thuhet në reagim.
Siipas VV-së, menaxher i kontratës në fjalë ka qenë ish-drejtori i Administatës Publike, mbi të cilin edhe bie përgjegjësia.
“Ky keqpërdorim është dërguar në instancat e drejtësisë, dhe shpresojmë që prokuroria të merret me këtë çështje”, përfundon reagimi i VV-së.


