Pas sulmit fizik që ndodhi mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka dalë dy herë me një letër në duar para deputetëve. Fillimisht në letrën e bardhë që ajo mbante në duar shkruante “Rund 2”. E më pas ajo prapë doli para deputetëve me një letër tjetër, në të cilën shkruante: “A ma lirë një shishe ujë a një ari tokë?”



