Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kërkon që në mesin e 1,247 artefakteve të Kosovës, që mbahen ilegalisht të grabitura nga Serbia, edhe Okarina të kthehet në shtëpinë e saj, në Kosovë.
Për këtë çështje, MRKS-ja ka kërkuar ndihmë edhe nga Komisioni Evropian, UNESCO dhe organizata të tjera.
“1,247 artefakte të Kosovës mbahen ilegalisht në Serbi. Okarina është një instrument muzikor i bërë nga balta e pjekur. I përket periudhës së neolitit të hershëm dhe është gjetur në Runik të Skenderaj, andaj na ndihmoni ta kthejmë në shtëpi”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Okarina konsiderohet instrumenti më i vjetër që është gjetur në trojet shqiptare, përkatësisht në fshatin Runik të Skenderajt./rtk/


