Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati ka bërë prezantimin e Planit të Veprimit për Siguri në Shkollat e Prishtinës.
Sipas një komunikate për media dërgua, ky plan parashihet të arrijë koston buxhetore rreth 1.5 milion euro në vit dhe do të implementohet nga Komuna e Prishtinës.
Përmes një prezantimi, Musmurati ka njoftuar që plani parasheh aktivitetet si vendosja e kamerave të sigurisë në shkolla, rritja e numrit të psikologëve, zhvillimi i protokolleve për raportim të dhunës, rritja e sigurisë prej shkollës në shtëpi, inspektimet e lokaleve afër shkollave dhe aktivitete tjera.
“Plani i Sigurisë është hartuar në bashkëpunim me nxënësit, prindërit, shkollat, Policinë e Kosovës, organizata jo qeveritare e shumë akterë të tjerë”, thuhet në njoftim.
