KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci thotë se ka rënie të incidenteve në shkolla dhe përreth tyre
Arsim

Ministrja Nagavci thotë se ka rënie të incidenteve në shkolla dhe përreth tyre

Kosova News
Kosova News 11:56 -22/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se ka një rënie të vogël të dhunës dhe incidenteve në shkolla dhe përreth tyre.

“Sado që përmasat janë të ndjeshme dhe secili rast i dhunës që ndodh jo vetëm në shkollat tona por edhe në ambientet tjera sidomos kur aty janë të përfshirë fëmijët është shqetësuese, megjithatë, për shkak të korrektësisë, sipas raporteve nga policia, duhet të theksoj se ka një rënie të vogël të shifrave në krahasim me vitin e kaluar”, ka thënë Nagavci në Kuvend.

Tutje ajo tha se gjatë vitit të kaluar janë raportuar gjithsej 592 raste të incidenteve në shkolla dhe përreth tyre.

“Nëse u referohemi burimeve nga Policia e Kosovës gjatë vitit 2022, janë raportuar gjithsej 592 raste të incidenteve në shkolla dhe përreth shkollave, pra jo vetëm në shkolla. Dhe jo vetëm në raste të dhunës, por edhe incidente të tjera”.

“Në periudhën janar-maj të vitit të kaluar kanë qenë të raportuara gjithsej 288 raste të incidenteve në shkolla dhe përreth shkollave, ndërsa periudhën e njëjtë të vitit 2023 kemi gjithsej 261 raste që megjithatë vazhdon të jetë shqetësuese”, u shpreh ajo.

Ministrja Nagavci deklaroi se kanë hartuar politika për siguri të fëmijëve në shkolla, dhe më pas vijoi t’i numërojë aktivitetet që i kanë mbajtur në shkolla.

“Në këtë linjë, sipas përgjegjësive tona dhe kompetencës si hartues të politikave për siguri të fëmijëve në shkolla dhe sipas kompetencave tona për mbikëqyrje, ne kemi politika të qarta për të cilat për fat të keq jo gjithmonë po gjejmë një zbatim të duhur në institucionet tona edukativo-arsimore”.

“Së fundmi, me qëllim të raportimit të secilit rast i cili pastaj do të çojë te aktivizimi i mekanizmave që garantojnë sigurinë e fëmijëve, ne kemi ndërmarrë edhe një varg masash pozitive, pra duke i shpërblyer shkollat të cilat i kanë raportuar rastet në mënyrë që të ndryshojmë edhe mendësinë e fshehjes së rasteve të dhunës në institucionet tona edukativo-arsimore”.

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News 22/06/2023 22/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
58%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?