Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, njoftoi se ka filluar studimi i fizibilitetit dhe i vlerësimit të ndikimit social mjedisor për ndërtimin e Digës së Pollatës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit.
Ai publikoi në rrjeton social Facebook pamje të hartës së lokacionit në Podujevë.
“Filluam studimin e fizibilitetit dhe vlerësimit të ndikimit social mjedisor për Ndërtimin e Digës së Pollatës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit. Urime të gjithë qytetarëve të Podujevës!”, ka shkruar Aliu.
Kujtojmë se ditë më parë ministri Aliu bëri të ditur edhe nisjen e procedurave për ndërtimin e një dige në Suharekë.
Kryeministri Albin Kurti kishte bërë të ditur se janë iniciuar hartimet e studimit të fizibilitetit për tri diga të reja në vend .
Ndërtimi i digave ishte konsideruar çështje që do të bënte stabilizimin e zonave me ujë.


