KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit nga Malisheva që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Prizren
Siguri

Sot i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit nga Malisheva që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Prizren

Kosova News
Kosova News 13:45 -27/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë ditës së djeshme 19-vjeçari, Klodian Zogaj humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës duke rënë nga lartësia e objektit banesor i cili ishte duke u ndërtuar.

Famijarët e të ndjerit kanë dhënë njoftimin mortor mbi detajet e ceremonisë së varrimit.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e lagjes së “Balajve” në fshatin Lladroc.

“Njoftojmë miqë e dashamirë, se sot me datë 27.05.2023 në ora 17:00 bëhet varrimi i më të dashurit tonë “Klodian Driton Zogaj” në varrezat e lagjes Balajve në fshatin Lladroc!”, thuhet në njoftimin e familjes së viktimës.

Për rastin tragjik të Klodian Zogaj, Policia ka ndaluar për 48 orë pronarin e kompanisë “Murator Zogaj”, Shqipron Zogaj.

Brenda afatit ligjor pritet të ushtrohet kerkesa për caktimin e masës së sigurisë.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e 19-vjeçarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar, menaxheri i kompanisë ku ka punuar viktima, i cili është edhe familjar i viktimës, si dhe një dëshmitar. Me rastin janë duke u marr Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit”, u shpreh ai.

Sipas raportit të Policisë, 19-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga kati i tretë nga skelet. Megjithatë, nga fotografitë e shkrepura në vendin e ngjarjes, shihet se ndërtesa ku punonte i ndjeri, nuk kishte skele.

Në vendngjarje kanë dalë Policia dhe mjekët nga emergjenca, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Me datën 26.05.2023, rreth orës 14:50 dyshohet se në rrugën “Ekrem Rexha” në një objekt banesor në ndërtim e siper, një person i moshës 19 vjeçare (K.Z.), gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga një lartesi e konsiderueshme”, ka deklaruar Bytyqi.

“Policia ka dal ne vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Viktima ka rene nga Kati i tret nga skelet. Ne vendngjarje kan dal edhe mjeket nga emergjenca të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, tha Bytyqi.

Vdekja e 19-vjeçarit në Prizren, policia arreston pronarin e biznesit

Gjithashtu lexoni:

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë

Arrestohen dy persona për kultivim të drogës

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte kundër popullsisë civile

Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë

​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok

Kosova News 27/05/2023 27/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Zjarr në një fabrikë në Gjakovë
19:28 -29/07/2026
Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja ta dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit e Bërnabiqit
19:13 -29/07/2026
Arrestohen dy persona për kultivim të drogës
19:12 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?