Policia ka arrestuar një të dyshuar se ka shtënë me armë dhe ka plagosur një person.
Rasti është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’ derisa është konfiskuar arma e përdorur në këtë rast.
Plagosja ka ndodhur në Gjakovë të enjten në mesdite derisa viktima ka marrë trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull, duke e plagosur. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e cila dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në raportin policor.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendim tjetër nga organet e drejtësisë.


