KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Garanton Escobar: Asociacioni do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës
Politikë

Garanton Escobar: Asociacioni do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Kosova News
Kosova News 18:01 -18/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është pyetur në Komitetin për Jashtë në Senatin e SHBA-së nëse ka garanci që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk do të kthehet në një Republika Sërpska të dytë. Escobar ka thënë se ky është synimi dhe se e shohin Asociacionin si mënyrë “për të ndaluar atë që po bën Serbia në veri të Kosovës, e ajo pjesë të vendoset brenda strukturës ligjore të Kosovës”.

“Në fakt ky është synimi ynë. E kemi thënë se Asociacioni është obligim i marrë nga Kosova me marrëveshjen e Brukselit. Por, e kemi përsëritur vazhdimisht se do ta ndihmojmë Kosovën që ta formojë atë sipas një modeli evropian e që nuk shkel sovranitetin apo Kushtetutën e saj apo funksionalitetin. Siç e shohim ne, Asociacioni është rrugë për katër komunat apo komuna tjera që duan t’i bashkohen, që të marrin shërbime komunale për popullatën shumicë serbe në gjuhën serbe. Ne duam të përdorim Asociacionin për të ndaluar atë që po bën Serbia në veri të Kosovës, e të vendoset ajo pjesë brenda strukturës së Kosovës, të kontrollohet nga ligjet e Kosovës. Nuk e shoh si koncesion për Serbinë, por si mënyrë që Kosova të akomodojë qytetarët që jetojnë në atë pjesë të Kosovës, e që janë qytetarë të Kosovës”, tha Escobar. Ai tha se BE-ja po ofron modele evropiane, ku shtetet mund të ofrojnë shërbime në gjuhë tjera për qytetarët pakicë, por nuk futen apo shkelin kushtetutshmërinë e fqinjit.

Ndërsa, këshilltari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Derek Chollet, ka thënë se duhet thënë vazhdimisht si Serbisë ashtu edhe Kosovës se është një mundësi që mund të mos vijë më me dekada.

“Duhet vazhduar t’u themi këtë. Dje kam folur me presidentin Vuçiq e kryeministrin Kurti, duke u përmendur rëndësinë dhe se duhet ecur bashkë drejt zbatimit. Duhet pranuar se BE-ja është angazhuar jashtëzakonisht së fundi. Kemi punuar me palët ne vazhdimisht. Por, palët duhet dëgjojnë këtë edhe nga Kongresi, të mos mendojnë se shqetësohemi vetëm ne. Nuk ka ndonjë ‘plumb magjik’ këtu. Duhet kurajë politike e rrezik për të dy liderët për të ecur para, ne duam t’u japim atë guxim”, tha ai.

Menendez: Kosovës po i bëhet presion i njëanshëm për Asociacionin, s’ka garanci që s’do të jetë një “Republika Srpska” e dytë

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 18/05/2023 18/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?