KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilltaret e presidentes, Donika Kadaj dhe Learta Hollaj, vazhdojnë takimet e rëndësishme në SHBA
Lajme

Këshilltaret e presidentes, Donika Kadaj dhe Learta Hollaj, vazhdojnë takimet e rëndësishme në SHBA

KosovaNewss
KosovaNewss 22:11 -09/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë qëndrimit në D.C., në takime të ndara, zëvendësshefja e Stafit të Presidentes, Learta Hollaj dhe këshilltarja politike, Donika Kadaj-Bujupi, u takuan me Kayla McGill, Këshilltare për politikat për gratë, paqen dhe sigurinë në Zyrën e Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave në Departamentin Amerikan të Shtetit,  Adam Kozloski nga zyra e Senatores Joni Ernst, Michael Kurtist, Zëvendës Presidentin për Zhvillim Strategjik, si dhe Lisa Choate, Zëvendës Presidente Ekzekutive në American Councils.

Në takim me McGill, fokusi ishte në angazhimet e Zyrës së Presidentes për fuqizimin e grave dhe avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, me ç’rast organizimi i Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë nga Presidentja Osmani dhe Zëvendëskryeministrja Gërvalla u konsiderua si një konribut thelbësisht i vlefshëm për avancimin e kësaj agjende jo vetëm në Kosovë dhe rajon, por edhe përtej.

U diskutua po ashtu për arritjet dhe sukseset e Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci, me ç’rast themelimi i Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, si dhe Grupit për Barazi Gjinore në kuadër të tij, u konsideruan si mekanizma tejet të vlefshëm për avancimin e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e grave. Nisur nga partneriteti i shkëlqyeshëm me Zyrën e Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave në Departamentin Amerikan të Shtetit, u diskutua edhe për thellimin e këtij bashkëpunimi përmes projekteve të përbashkëta.

Në takim me Kozloskin u diskutua për raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Në veçanti u vlerësua lartë roli dhe mbështetja e vazhdueshme e Kongresit për Kosovën. Në mes tjerash, u diskutua për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me qëllim të ballafaqimit dhe adresimit të suksesshëm të sfidave në këtë fushë.

Ndërsa, në takim me zyrtarët në American Councils, u diskutua për bashkëpunimin shumë të vlefshëm në mes të dy vendeve në fushën e arsimit dhe mbështetjen e madhe që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën në këtë fushë ndër vite. American Councils është organizatë ombrellë e disa programeve të studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbështetura nga Qeveria e ShBA-ve, në mesin e këtyre programeve është programi KAEF.

Palët diskutuan për benefitet e jashtëzakonshme të këtyre programeve për vendin tonë, si dhe thellimin e bashkëpunimit përmes themelimit të një programi të praktikës në bashkëpunim me Zyrën e Presidentes.

Gjithashtu lexoni:

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Mbi 600 të burgosur ushtrojnë të drejtën për të votuar

Pula: Për shqyerje të fletëvotimit parashihet dënim nga 1 deri në 3 vjet burg

Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

KosovaNewss 09/05/2023 09/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës
08:47 -08/06/2026
KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat
08:16 -08/06/2026
LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?