KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çështja e emigrantëve, “mollë sherri” mes Italisë e Francës
Botë

Çështja e emigrantëve, “mollë sherri” mes Italisë e Francës

KosovaNewss
KosovaNewss 23:37 -04/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Çështja e emigrantëve është kthyer në qendër të debatit mes Italisë dhe Francës. Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin ka akuzuar kryeministren italiane, Giorgia Meloni, duke e quajtur atë “të paaftë për të zgjidhur problemet e migracionit për të cilat ajo u zgjodh”.

Sipas politikanit francez, liderja e Fratelli d’Italia, është si Marine Le Pen.

“Është si Marine Le Pen, do ta shihni atë. Ka një ves në ekstremin e djathtë dhe ai është të gënjesh popullatën”, deklaroi Darmanin. Ministri më pas tha se ishte në favor të krijimit të një “force kufitare”, të shpallur në fund të prillit nga kryeministrja franceze Elisabeth Borne dhe që sipas tij  funksionon shumë mirë në Australi.

Pas deklaratave të Darmaninit, ministri i Jashtëm italian anulon vizitën e tij në Itali, ku do të takohej me homologen e tij Catherine Colonna dhe u quan ofendime të paparanueshme deklarata e ministrit francez.

“Fjalët e shprehura nga ministri i Brendshëm francez janë të papranueshme. Kjo nuk është fryma në të cilën duhen përballur sfidat e përbashkëta evropiane”, shkroi në Tëitter zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Tajani, duke anuluar vizitën në Paris.

Ndërsa në një deklaratë për mediat i ka cilësuar deklarata e ministrit francez një thikë pas shpine

“Ministri i Brendshëm francez bëri deklarata të pakuptueshme dhe të papranueshme, një goditje me thikë pas shpine, sepse klima ishte absolutisht pozitive dhe unë isha ftuar nga kolegia ime Colonna për të studiuar se çfarë mund të bënim së bashku. Nuk mund ta pranoja që të fyhej Italia. Një ministër i Brendshëm i një vendi të madh duhet të reflektojë para se të flasë. Prisja një deklaratë faljeje për qeverinë italiane”, deklaroi zv.kryeministri në Tg4.

Nga Parisi shpresojnë se vizita do të riplanifikohet shpejt. “Unë fola me kolegun tim Tajani në telefon. I thashë se marrëdhënia midis Italisë dhe Francës është e bazuar në respektin e ndërsjellë, mes dy vendeve tona dhe midis liderëve të tyre. Shpresoj që së shpejti të mund ta mirëpres në Paris”, shkroi ministrja Colonna, e cila duhej të priste homologun e tij italian në Quai d’Orsay përpara se vizita të anulohej për shkak të fjalëve të Darmanin.

Për këtë incident diplomatik ka reaguar edhe opozita italiane e cila thekson se ministrat francezë dhe të jashtëm nuk duhet të lejohen të ndërhyjnë në punët e Italisë.

Gjithashtu lexoni:

Meta bllokon faqen “Muslim” në Instagram në Indi

Ishte nisur për të eksploruar Venusin më 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

SHBA dhe Kina fillojnë negociatat për tarifat

Zelensky dhe liderët e vendeve më të fuqishme evropiane e telefonojnë Trumpin

“Çfarë dreqin ndodhi me armëpushimin”, shpërthime dhe predha mbi qytetin indian

KosovaNewss 04/05/2023 04/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni
23:43 -10/05/2025
Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!
23:25 -10/05/2025
30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së
23:18 -10/05/2025
​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore
23:09 -10/05/2025
Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër
23:05 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?