Policia e Koosvës e ka konfirmuar plagosjen e dy zyrtarëve të saj që ndodhi gjatë mesnatës në Skenderaj.
Në njoftimin e Policisë thuhet se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona derisa dy të tjerë janë ende në kërkim.
Sipas njoftimit, njëri nga policët ka marrë plagë nga arma e zjarrit derisa tjetri ka marrë lëndime nga mjetet e forta.
Tutje thuhet se të dy zyrtarët janë jashtë rrezikut për jetë.
“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta. Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë. Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia. Lidhur me rastin janë duke u ndermarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante”, njofton policia në raportin e saj ditor.
Mediat raportuan se në këtë ngjarje dyshohet se është përfshirë ish-nënkryetari i Skënderajt Nuredin Lushtaku me disa familjarë të tij./Kosovanews/
Njoftimi i plotë:
Informacion zyrtar
Prishtinë, 3 korrik 2022
Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.
Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë.
Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia.
Lidhur me rastin janë duke u ndermarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante.