KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ana e errët e tokës së bardhë
Botë

Ana e errët e tokës së bardhë

KosovaNewss
KosovaNewss 15:54 -29/04/2023
Shpërndaje
- Që nga viti 2005, Rusia ka rihapur dhjetëra baza ushtarake të epokës sovjetike në Arktik, ka modernizuar marinën e saj, si dhe ka zhvilluar raketa të reja hipersonike të dizajnuara për t'iu shmangur sensorëve dhe mbrojtjes amerikane.
- Zona të tëra në Arktik janë të arritshme vetëm gjatë muajve të verës, kur akulli shkrihet, duke hapur mundësi e rrugë të reja.
- Në përdorim janë vetëm disa rrugë detare. Njëra rrugë kalon përgjatë bregut verior të Rusisë nga Deti Bering deri në Detin Barents. Rusia synon ta zhvillojë edhe më shumë këtë rrugë për dërgesat që vijnë nga Azia në Evropë. Ndërsa në Pasazhin Veriperëndimor, në anën tjetër, udhëtohet më rrallë.
- Burimet e mëdha të naftës dhe të gazit gjenden në rajonet ruse të Arktikut, ku përfshihet edhe një fabrikë e gazit natyror të lëngshëm në Gadishullin Yamal. Rruga më e shkurtër ajrore për raketat ose bombarduesit rusë drejt Amerikës së Veriut, do të ishte mbi Polin e Veriut. Ujërat midis Groenlandës, Islandës dhe Britanisë së Madhe (hendeku GIUK) janë e vetmja mënyrë që anijet me bazë në veri të Rusisë mund të arrijnë në Atlantik.
- Për aleatët e NATO-s, hendeku GIUK është vendimtar për lidhjet në të gjithë Atlantikun e Veriut. Nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen Aleancës, shtatë nga tetë vende të Arktikut do të jenë anëtarë.
- Sipas, Andrew Lewis, ish-komandant i Task Forcës së Përbashkët të NATO-s, në rrezik aktualisht janë edhe kabllot e komunikimit, si dhe sistemet satelitore duke përfshirë sistemin e pozicionimit global (GPS).
- Rusia ka investuar shumë në porte, infrastrukturë dhe anije për të zhvilluar dhe mbrojtur Rrugën e Arktikut. Vitin e kaluar, ajo përmirësoi Flotën Veriore për ta bërë atë distriktin e pestë ushtarak të vendit.
Një varg vijash ajrore të reja dhe të përmirësuara që nga epoka sovjetike përgjatë bregut verior të Rusisë, ka rritur mundësitë e Rusisë për të operuar në Arktik. Në mars 2021, avionët luftarakë MiG-31 bënë një fluturim demonstrues nga Nagurskoye, baza më veriore në Polin e Veriut.
- Rusia gjithashtu ka më shumë baza të forcave tokësore sesa NATO brenda Rrethit Arktik.
- Sipas IISS, disa baza jooperative nga të dyja palët mund të strehojnë asete ushtarake në të ardhmen. Shumica prej tyre janë në anën ruse.
List of Images 1/12
arktiku-i-erret-1-1280×720
arktiku-i-erret-3-734×720
- Që nga viti 2005, Rusia ka rihapur dhjetëra baza ushtarake të epokës sovjetike në Arktik, ka modernizuar marinën e saj, si dhe ka zhvilluar raketa të reja hipersonike të dizajnuara për t'iu shmangur sensorëve dhe mbrojtjes amerikane.
arktiku-i-erret-4-900×720 (1)
- Zona të tëra në Arktik janë të arritshme vetëm gjatë muajve të verës, kur akulli shkrihet, duke hapur mundësi e rrugë të reja.
Screenshot_1-29
- Në përdorim janë vetëm disa rrugë detare. Njëra rrugë kalon përgjatë bregut verior të Rusisë nga Deti Bering deri në Detin Barents. Rusia synon ta zhvillojë edhe më shumë këtë rrugë për dërgesat që vijnë nga Azia në Evropë. Ndërsa në Pasazhin Veriperëndimor, në anën tjetër, udhëtohet më rrallë.
arktiku-i-erret-5-729×720
- Burimet e mëdha të naftës dhe të gazit gjenden në rajonet ruse të Arktikut, ku përfshihet edhe një fabrikë e gazit natyror të lëngshëm në Gadishullin Yamal. Rruga më e shkurtër ajrore për raketat ose bombarduesit rusë drejt Amerikës së Veriut, do të ishte mbi Polin e Veriut. Ujërat midis Groenlandës, Islandës dhe Britanisë së Madhe (hendeku GIUK) janë e vetmja mënyrë që anijet me bazë në veri të Rusisë mund të arrijnë në Atlantik.
arktiku-i-erret-6-733×720
- Për aleatët e NATO-s, hendeku GIUK është vendimtar për lidhjet në të gjithë Atlantikun e Veriut. Nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen Aleancës, shtatë nga tetë vende të Arktikut do të jenë anëtarë.
arktiku-i-erret-7-723×720
- Sipas, Andrew Lewis, ish-komandant i Task Forcës së Përbashkët të NATO-s, në rrezik aktualisht janë edhe kabllot e komunikimit, si dhe sistemet satelitore duke përfshirë sistemin e pozicionimit global (GPS).
arktiku-i-erret-8-736×720
- Rusia ka investuar shumë në porte, infrastrukturë dhe anije për të zhvilluar dhe mbrojtur Rrugën e Arktikut. Vitin e kaluar, ajo përmirësoi Flotën Veriore për ta bërë atë distriktin e pestë ushtarak të vendit.
arktiku-i-erret-9-712×720
Një varg vijash ajrore të reja dhe të përmirësuara që nga epoka sovjetike përgjatë bregut verior të Rusisë, ka rritur mundësitë e Rusisë për të operuar në Arktik. Në mars 2021, avionët luftarakë MiG-31 bënë një fluturim demonstrues nga Nagurskoye, baza më veriore në Polin e Veriut.
arktiku-i-erret-10-726×720
- Rusia gjithashtu ka më shumë baza të forcave tokësore sesa NATO brenda Rrethit Arktik.
arktiku-i-erret-11-734×720
- Sipas IISS, disa baza jooperative nga të dyja palët mund të strehojnë asete ushtarake në të ardhmen. Shumica prej tyre janë në anën ruse.
arktiku-i-erret-2-1123×720
Shpërndaje

Pushtimi rus i Ukrainës i dha fund një epoke tensioni dhe bashkëpunimi të dobët pas Luftës së Ftohtë, duke nxjerrë në pah se sa e vështirë është për shtetet të monitorojnë ujërat e tyre, veçanërisht në Arktik. Gjatë viteve të fundit, aleatët e NATO-s dhe Rusia kanë shtuar stërvitjet ushtarake në rajon. Luftanijet kineze dhe ruse kryen një stërvitje të përbashkët në Detin Bering në shtator, ndërsa Norvegjia ngriti nivelin e gatishmërisë ushtarake në tetor.

Sipas ekspertëve, Perëndimit do t’i duheshin të paktën 10 vjet për të arritur ushtrinë ruse në Arktik, nëse do të vendoste ta bënte këtë. “Arktiku është aktualisht një zonë e errët në hartë. Është kaq e gjerë dhe me pak burime të mbikëqyrjes civile”, thotë Ketil Olsen, ish-përfaqësues ushtarak i Norvegjisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Në të njëjtën kohë, temperaturat në rritje po krijojnë probleme për një pjesë të infrastrukturës ushtarake amerikane të ndërtuar mbi themele të përhershme të ngrira, të cilat tani po shkrihen. 

Në korrik, presidenti Vladimir Putin nisi një strategji të re detare duke u zotuar se do të mbronte ujërat e Arktikut “me çdo mjet”. Rusia zakonisht teston parandalimin e saj bërthamor në Arktik në vjeshtë. Këtë vit, kjo ndodhi më 19 shkurt, pesë ditë para pushtimit të Ukrainës. Sipas të dhënave të përpiluara nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), bazat e Rusisë brenda Rrethit Arktik tejkalojnë ato të NATO-s me rreth një të tretën. Rusia ka 11 nëndetëse të afta të lëshojnë armë bërthamore me rreze të gjatë, tetë prej tyre në Arktik. NATO ka 22 mes Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Britanisë së Madhe.

Gjithashtu, flota ruse e akullthyesve është shumë më e madhe se ajo e kombeve të tjera. Të dhënat zyrtare tregojnë se ka shtatë akullthyeseve me energji bërthamore dhe rreth 30 me naftë. Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë secila dy akullthyese me naftë në funksion.

Numri i akullthyeseve

Për dekada të tëra, aleatët e NATO-s qëndruan në besimin se konfliktet me Rusinë nuk do të nisnin ndonjëherë, ndaj buxheti i përgjithshëm i mbrojtjes dhe investimet në pajisjet ushtarake, shpesh konsideroheshin të tepërta. Sot, NATO dhe aleatët e Arktikut po ndryshojnë qëndrimin e tyre, duke rritur ndjeshëm shpenzimet dhe forcat ushtarake.

Gjithashtu lexoni:

SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

KosovaNewss 29/04/2023 29/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani
13:01 -07/06/2026
KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11
12:16 -07/06/2026
Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it
12:11 -07/06/2026
Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut
12:05 -07/06/2026
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
11:13 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?